Bruce Willis punoi shumë gjatë dy viteve të fundit përpara se familja e aktorit të njoftonte tërheqjen e tij nga aktrimi për shkak të një diagnozës së afazisë.
Të mërkurën (30 mars), familja e aktorit të “Die Hard” njoftoi në mediat sociale se Willis “po largohet nga karriera që ka aq shumë kuptim për të” pas “shumë konsiderate”.
Ata zbuluan se Willis u diagnostikua kohët e fundit me afazi , “e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”.
“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, thanë anëtarët e familjes së tij – të cilët përfshijnë gruan e tij Emma Heming Willis, ish-gruan Demi Moore dhe pesë vajzat e tij.
“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka kaq shumë kuptim për të”, thuhej tutje në deklaratë.
Para daljes në pension, Willis kryesonte një varg filmash aksion, të cilët u shfaqën në kinema të zgjedhura dhe sipas kërkesës, shkruan People.
Pasi luajti në filmin e vitit 2019, “Glass” duke ripërsëritur rolin e tij nga “Unbreakable” i vitit 2000 dhe “Motherless Brooklyn” me regji të Edward Norton, Willis u shfaq në 15 filma të publikuar në dy vitet e gjysmë të fundit.
Përfshirë filmat si: 10 Minutes Gone, Trauma Center, Survive the Night, Hard Kill, Breach, Cosmic Sin, Midnight in the Switchgrass, Out of Death, Survive the Game, Apex, Deadlock, Fortress, American Siege, Benzine Alley, dhe A Day to Die.
Sipas faqes së tij në IMDb, ai ka tetë filma të tjerë të listuar si të përfunduar ose në post-produksion, duke përfshirë një vazhdim të “Fortress” me aktorin Chad Michael Murray.
“Bruce dhe unë kemi punuar në mbi 20 filma së bashku. Ai është një aktor i mrekullueshëm dhe yll legjendar aksioni, një baba i jashtëzakonshëm dhe një mik i ngushtë dhe mbështesim plotësisht Bruce dhe familjen e tij gjatë kësaj kohe sfiduese dhe admironi atë për guximin e tij në luftimin e kësaj gjendjeje tepër të vështirë mjekësore. Bruce do të jetë gjithmonë pjesë e familjes sonë”, tha producenti dhe regjisori Randall Emmett, i cili realizoi “Midnight in the Switchgrass” me Willis të mërkurën.
Willis është i njohur për karrierën e tij të gjatë në Hollywood që përfshin disa dekada, shpesh duke luajtur rolin kryesor në filmat aksion si “Die Hard” dhe vazhdimet e tij, “Armageddon” dhe shumë të tjerë.
Ai është shfaqur gjithashtu në filma ikonë si “Pulp Fiction”, “The Fifth Element”, “The Sixth Sense”, “12 Monkeys” dhe “Sin City”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City