LAJMI I FUNDIT:

Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin – diagnostikohet me sëmundjen e afazisë

Bruce Willis largohet nga aktrimi pas problemeve me shëndetin – diagnostikohet me sëmundjen e afazisë

Aktori i njohur, Bruce Willis është diagnostikuar me një sëmundje të trurit të quajtur afazi dhe planifikon të largohet nga aktrimi, ka njoftuar familja e tij.

Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, familja e tij dha lajmin për sëmundjen e 67-vjeçari dhe largimin e tij nga karriera profesionale.


“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse”, thuhet në deklaratën e familjes, shkruan DailyMail.

Foto: Getty Images

“Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka kaq shumë kuptim për të. Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi kaq mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne po e kalojmë këtë si një familje e bashkuar dhe e fortë, dhe kemi dashur të njoftojmë fansat e tij sepse e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, ashtu siç ju për të”, thuhet tutje në deklaratë.

Foto: Instagram

Afazia është një sëmundje që mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të folur, shkruar dhe kuptuar gjuhën, si me gojë ashtu edhe me shkrim. Zakonisht paraqitet pas një goditjeje ose një dëmtimi në kokë.

Të gjitha lajmet nga Bruce Willis
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bruce Willis

Ndërkohë, Willis ka shumë projekte të përfunduara gjithashtu në post-produksion, duke përfshirë “Vendetta”, “Fortress: Sniper’s Eye” dhe “White Elephant”.

Ndërsa, është e paqartë se çfarë do të ndodhë me “Fortress 3”, i cili aktualisht është në para-prodhim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori