LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: KSL në protestë paralajmëruese para Kuvendit dhe Qeverisë

Maqedoni: KSL në protestë paralajmëruese para Kuvendit dhe Qeverisë

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) sot ka dalë në protestë paralajmëruese para Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke shprehur pakënaqësinë për mosharmonizim të pagave.

Prej kohësh nga KSl kërkohet harmonizimi i pagave me pagën minimale në mënyrë që të mos ketë situata në të cilat punonjësit në pozita të ndryshme dhe me nivele të ndryshme arsimore marrin të njëjtën pagë. Ata duan të ngrenë pikën për të ruajtur përhapjen e diferencës mes pagave të punonjësve të tjerë. Nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, kryesia e sindikatës paralajmëroi një grevë të përgjithshme.

Protesta do të nisë para Kuvendit nga ora 15:30 deri në 16:30 dhe do të vazhdojë para Qeverisë.


Për momentin, siç tha për AIM kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski, nuk ka paralajmërim për mbledhje në Qeveri.

Të mërkurën e kaluar në Qeveri në kuadër të Këshillit Ekonomik Social është diskutuar kjo çështje, por nuk është arritur marrëveshje konkrete, pas së cilës KSL ka njoftuar se mbetet në pozitë për të mbajtur protestën paralajmëruese. Nga ana tjetër, Qeveria tha se duhet të vazhdohet me dialogun social dhe nëse është e nevojshme të hapen marrëveshjet kolektive dhe të shihet nëse ka mundësi për harmonizim të pagave.

Mbështetje për protestën, KSL mori nga disa sindikata të degëve, duke përfshirë Sindikatën për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK).

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori