LAJMI I FUNDIT:

Davis, MVP në elitën e basketbollit

Davis, MVP në elitën e basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 24 në Art Motion Superligë, ku kishte disa duele shumë interesante.

Në njërën nga sfidat kryesore, Prizreni 16 ka mundur Golden Eagle Ylli 82-91. Basketbollisti kryesor i ndeshjes ishte Darell Davis i prizrenasve me 24 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime. Davis ishte MVP edhe në Ligën Unike. Ai është ndër lojtarët më të mirë të huaj në elitën e basketbollit, ndërsa më parë ka luajtur për Rahovecin. Ndihmë të madhe ka dhënë edhe Robert McCoy me 18 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Në top 5, ka hyrë ish-basketbollisti i Prizrenit 16, Ivan Koljeviq, tashmë i Rahovecit. Ai ndaj Pejës kontribuoi me 14 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime.

Sigal Prishtina shënoi fitore të rëndësishme ndaj Bashkimit 93-74, ku efektshmërinë më të lartë (25) e kishte Henry Dugat me 15 pikë, dhjetë kërcime dhe tetë asistime.

Ndërkohë, Trepça shënoi fitore të pritur ndaj Dritës 107-47, ku u dallua kapiteni Drilon Hajrizi me 12 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.


Top 5

Darrel Davis (Prizreni 16) 24 pikë, 9 kërcime, 2 asistime

Robert McCoy (Prizreni 16) 18 pikë, 6 kërcime, 4 asistime

Ivan Koljeviq (Rahoveci) 14 pikë, 7 kërcime, 8 asistime

Henry Dugat (Sigal Prishtina) 15 pikë, 10 kërcime, 8 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 12 pikë, 6 kërcime, 6 asistime


Në trend Sport

Më shumë
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Legjenda e Real Madridit merr pozitë të rëndësishme te Al Nassr

Legjenda e Real Madridit merr pozitë të rëndësishme te Al Nassr

La Liga
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

La Liga
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin

Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin

La Liga
Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori