Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, gjatë javës së kaluar është përballur me një situatë jo edhe aq të mirë gjatë një koncerti në Vjenë, Austri.
Derisa po performonte, atë në një moment një fans e kishte kapur nga dora dhe nuk e lëshoi teksa u detyrua të ndërhynte edhe sigurimi.
Më pas u publikua edhe një video tjetër ku shihej menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, i cili goditi fansin, të cilit sot (e martë) i ka kërkuar falje me një postim të bërë në rrjete sociale.
Pas postimit të Granitit, një reagim është bërë edhe nga vet artistja duke e përshkruar momentin që e cilëson shumë të keq dhe se ka pasur frikë të madhe.
Reagimi i plotë i Melindës:
“Është shumë e frikshme për një femër me të kap për këmbe ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe.
Dhe nga paniku e madhe nuk kam ditur as si të reagoj por kam dashur të marrë telefonin dhe të bëj një video e dhe të them në mikrofon që nuk është gjë e mirë me kap një femër për këmbe sepse ajo mundet të rrëzohet , me u lëndua ose diçka edhe më e keqe. Do të thotë në ato momente nuk isha vetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.
Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh, sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.
E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrona te njerëzit, por muzika ime është rimtike dhe me kërcyer e me u kënaq, prandaj jam afru dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.
Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që keni me më kuptuar, ose të paktën të provoni të më kuptoni.
Respekt për djalin dhe unë personalisht kërkoj falje dhe ndjesë. Me respekt, Melinda Ademi. Ju dua shumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë
Arrestohet Justin Timberlake
SPAK heton Luiz Ejllin - kërcënoi zyrtarët e IKMT për të mos shembur një ndërtesë
Fitoi çmimin e madh në BBVA, Egla Ceno: Më kërkuan lekë borxh
Pique dhe Clara Chia shihen në gjykatë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë
Çfarë tha Stoltenberg teksa theksoi se NATO është në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie?
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
Mbappe me huqjen më të madhe deri më tani në Euro 2024
Presidenti i UEFA-s thotë atë që po e thonë të gjithë për yllin e Barcelonës
Loredana nuk përmbahet - publikon fotografi intime nga pushimet me të dashurin gjerman