LAJMI I FUNDIT:

Ankesat për krasitjen e drunjve në Prishtinë, Komuna del me sqarim

Ankesat për krasitjen e drunjve në Prishtinë, Komuna del me sqarim

Një ditë më parë qytetarë të shumtë janë ankuar për mënyrën si janë krasitur drunjtë në kryeqytet, ndërsa pas kësaj komuna e Prishtinës ka dal sot me një sqarim.

Në njoftimin e komunës së Prishtinës thuhet se ndërmarrja “Hortikultura” me kërkesë të Komunës së Prishtinës përkatësisht të Drejtorisë së Parqeve, deri më tani ka përfunduar pastrimet fito sanitare në të gjithë qytetin e Prishtinës.

“Në kuadër të pastrimit fito sanitar është edhe dhënia e formës së drunjtëve dekorativ gjegjësisht kurorës se tyre, prerja e degëve të thara, dhe të thyera si dhe degëve potencialisht të sëmura.


Gjatë pastrimit fito sanitar rëndësi të veçantë i është dhënë kërkesës së bërë nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Parqeve. Degët të cilat janë krasitur janë bartur në lulishten e kësaj ndërmarrje”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës së Prishtinës, qëllimi i krasitjes është bazuar në aspektin sanitar-estetik, ruajtja e ekuilibrimit të organeve nëntokësore dhe mbitokësore të bimëve, që konsiston në baraspeshimin e marrjes se ujit dhe materieve ushqyese dhe shpenzimit të këtyre materieve nga vetë bima.

“E gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes se gjendjes se përgjithshme shëndetësore të vet bimës.

Secila bimë i ka kërkesat dhe nevojat sipas gjendjes se vet habitusit të saj, e konform kësaj kryhen edhe operacionet e krasitjes”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori