LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Mecacci: Mbështetja e ODIHR është me rëndësi të madhe për RMV-në

Osmani në takim me Mecacci: Mbështetja e ODIHR është me rëndësi të madhe për RMV-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Matteo Mecacci, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim u theksua bashkëpunimi ndërmjet ODHIR dhe institucioneve përkatëse që nga pavarësia e deri më sot. Bëhet fjalë për dialog të vazhdueshëm, aktiv dhe marrëdhënie produktive në kuadër të një sërë politikash të rëndësishme që lidhen me reformën e sistemit zgjedhor, krijimin e parakushteve për zgjedhje fer dhe të lira, tolerancë dhe mosdiskriminim, barazi gjinore etj.

“Mbështetja dhe bashkëpunimi me ODIHR-in në fushën e politikave që lidhen me agjendën e reformave janë të një rëndësie të madhe për avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike dhe promovimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë. Hapi i dukshëm në këtë plan shënon në mënyrë të pashmangshme progres, si dhe argument shtesë në rrugën e prioriteteve tona të politikës së jashtme, para se gjithash anëtarësimin në BE. “Realizimi i angazhimeve dhe parimeve të OSBE/ODIHR është në fakt kontributi ynë konkret në agjendën e Organizatës që do të kryesojmë në vitin 2023 dhe arritje konkrete e planit për zhvillimin e mëtejshëm të miljeve demokratike në vend”, theksoi ministri Osmani.


Në kuadër të kryesimit me OSBE-së në vitin 2023, u shkëmbyen mendime për mundësitë për afirmimin e Maqedonisë së Veriut si vend kryesues, por edhe për sfidat duke pasur parasysh situatën në Ukrainë dhe momentin kompleks gjeopolitik në rajonin e OSBE-së.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit

Lajme
Kalo në kategori