Masat që i miratoi kohë më parë qeveria që qytetarët të përballojnë krizën ekonomike nga shtrenjtimi i çmimeve, sipas ekspertëve janë masa sociale dhe nuk janë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ekspertët vlerësojnë se këta masa janë që shtresat në nevojë të mund pak më lehtë të përballojnë këtë krizë ekonomike. Por, këta masa sipas Abdylmenaf Bexhetit nuk targetuan vetëm shtresat në nevojë por kishte të përfshirë më shumë kategori. “Mendoj se kjo ka qenë një nga dobësitë por nuk ka mundur të bëhet ndryshe në kushte të përshpejtimit, pra ka patur dy mundësi, ose të vonohen për me i kryer targetimet, ose ta bëjnë shumë shpejtë për të arritur efektin. Unë mendoj se zgjodhën këtë të fundit. Mendoj se edhe intensiteti i rritjes së çmimeve e arsyetoi këtë. Ka edhe disa masa kanë të bëjnë edhe me mbështetjen e bizneseve, por janë shumë të vogla dhe më të reduktuara, prandaj edhe mund të konstatojmë se masat ishin sociale dhe jo ekonomike”, tha Bexheti.
Sipas Bexhetit, strukturat ekonomike janë gati se 30 vite të njëjta në Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të ndryshojnë brenda natës. Ai thotë se nuk ka të profiluar një model të zhvillimit ekonomik që do të ishte i qëndrueshëm. Por, vitin 2021 kishte një rritje ekonomike prej 4.1 për qind. Edhe pse krahasuar me ekonomitë e vendeve tjera është pak, megjithatë është arritur që të mbulohen humbjet e vitit 2020. Se si do të arrihet rritje ekonomike këtë vit krejt kjo do të varet nga intensiteti i ngjarjeve në Ukrainë, thekson ai. “Këtë vit rritja ekonomike është projektuar për 4.5 për qind dhe sigurisht se kjo nuk do të mund të arrihet. Por fokusimi duhet që të jetë që kjo mos shkojë në negativitet, por ekonomia të jetë të paktën në stadin zero -humbje. Se si do të arrihet rritje ekonomike krejt kjo do të varet nga intensiteti i ngjarjeve në Ukrainë. Rritjen ekonomike e kemi prej muajit mars e deri në nëntor, keni parasysh industrinë ndërtimore, bujqësore që janë një e treta e ekonomisë vendore. Nëse këta ekonomi punojnë në aspektet sezonale, mendoj se nuk është një kohë e madhe e humbur, pavarësisht se zinxhiri i furnizimeve ka qenë problem, sidomos me rritjen e çmimeve të energjisë, ku këta industri janë të varura drejtpërdrejt.
Por, krejt kjo do të varet nga dinamika e ngjarjeve në Ukrainë”, pohon Bexheti. Ai shprehet se pasoja do të ketë edhe në tregun ushqimor dhe se do ta godasë shtresën e varfër të shoqërisë. ”Nëse rritet çmimi i vajit edhe 3 për qind, ose çmimi i artikujve të tjera themelore. Mirëpo, këtu shteti duhet të bëjë kujdes, t’i subvencionojë produktet e tilla për një periudhë të caktuar, sepse do të cënohet fuqia blerëse sidomos e qytetarëve të rrezikuar”, thotë akademiku Abdylmenaf Bexheti. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje