LAJMI I FUNDIT:

Dy nxënëse të ardhura nga Ukraina pas agresionit të Rusisë, filluan mësimin në Prizren

Dy nxënëse të ardhura nga Ukraina pas agresionit të Rusisë, filluan mësimin në Prizren

Albina dhe Anita Qelaj, nga dita e sotme kanë filluar të ndjekin mësimin në një shkollë në Prizren, pasi bashkë me babain dhe nënën e tyre ia kishin dalur që të shpëtonin nga lufta nga qyteti Sumi i Ukrainës.

Albina 14 vjeçe dhe Anita dy vite më e re në moshë se motra e saj, të hënën kanë filluar të ndjekin mësimet në Prizren, pasi ishin larguar nga qyteti Sumi i Ukrainës ku janë duke u zhvilluar luftime të ashpra pas agresionit të Rusisë ndaj fqinjit të tyre.

Albina, thotë për Tv Prizrenin se është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi i shkollës, dhe po e ndien veten si në shtëpinë e saj.


Edhe motra e saj, Anita, ndjehet e kënaqur me shoqërinë e re dhe mësimdhënësit e rinj në Prizren.

Babai i tyre, Xhaviti, i lindur në Grejkoc të Suharekës, dhe i martuar me nënën e Albinës dhe Anitës nga Ukraina, gjithashtu ndjehet tejet i lumtur me pritjen që i është bërë në Kosovë familjarëve të tij jo vetëm në shkollë.

Ai tregon se në Ukrainë ndodhet që nga viti 2005 dhe jetonte në relacionin Cyrih- Sumi, ku vajzat e tij dhe bashkëshortja jetonin, dhe se në qytetin ukrainas kanë kaluar dy javë nga fillimi i agresionit rus.