LAJMI I FUNDIT:

Reperi P.Diddy thotë se Will Smith dhe Chris Rock kanë zgjidhur mosmarrëveshjet pas shuplakës famëkeqe në “Oscars 2022”

Reperi P.Diddy thotë se Will Smith dhe Chris Rock kanë zgjidhur mosmarrëveshjet pas shuplakës famëkeqe në “Oscars 2022”

Will Smith dhe Chris Rock thuhet se kanë zgjidhur mosmarrëveshjet pas asaj shuplake tashmë famëkeq në “Oscars 2022”.

Reperi Sean “Diddy” Combs konfirmoi në festën e “Vanity Fair” të dielën mbrëma (27 mars) se dyshja lanë pas incidentin i cili erdhi si rezultat i Rock-it, i cili bëri një shaka për kokën tullac të Jada Pinkett Smith gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Ky nuk është problem. Kjo ka mbaruar. Mund ta konfirmoj këtë”, tha Diddy pa dhënë detaje të mëtejshme se si Smith dhe Rock ishin pajtuar, shkruan PageSix.


Foto: Getty Images

“Është e gjitha dashuri. Ata janë vëllezër”, shtoi ai.

Disa orë para kësaj, një burim tha për PageSix se dyshja kishin arritur të zgjidhnin problemet e tyre pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve – gjatë së cilës ylli i “King Richard” u kërkoi falje të gjithëve, përveç Rock- ut, ndërsa pranoi çmimin e tij për “Aktorin më të mirë”.

Foto: Getty Images

“Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua të kërkoj falje për të gjithë kolegët e mi të nominuar. Ky është një moment i bukur dhe unë nuk po qaj që fitova një çmim. Nuk bëhet fjalë për të fituar një çmim për mua ka të bëjë me aftësinë për të ndriçuar të gjithë njerëzit”, tha Smith kur pranoi çmimin.

Pas shfaqje, Smith mori pjesë në festën e “Vanity Fair” me familjen e tij duke u argëtuar gjatë gjithë natës, qartësisht i patrazuar nga drama që pasoi disa orë më parë.

Foto: Getty Images

Pinkett Smith, 50 vjeç, ishte në krah të Smith bashkë me fëmijët e tyre, Jaden, 23 vjeç dhe Willow, 21 vjeç.

Will Smith argëtohet me familjen dhe miqtë në pas-ndejën e “Oscars” pasi fitoi çmimin ‘Aktori më i mirë’ dhe skandalit që shkaktoi duke goditur me shuplakë Chris Rock
Lexo po ashtu Will Smith argëtohet me familjen dhe miqtë në pas-ndejën e “Oscars” pasi fitoi çmimin ‘Aktori më i mirë’ dhe skandalit që shkaktoi duke goditur me shuplakë Chris Rock

Ndërkohë, shumë pjesëmarrës në ngjarjen live pas ngjarjes thanë se fillimisht kishin menduar se shuplaka ishte një inskenim – dhe e kuptuan se ishte e vërtetë vetëm kur Smith i bërtiti i acaruar komedianit: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Kujtojmë që Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një gjendje e karakterizuar nga rënia e shpejtë e flokëve dhe qimeve në të gjithë trupin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët

Magazina
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Hayden Panettiere thotë se vendimi që vajza e saj të qëndronte me Wladimir Klitschkon ishte ‘zemërthyes’

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori