LAJMI I FUNDIT:

Duhet …

Duhet …

Nga: Eduardo Galeano
Përktheu: Bajram Karabolli

Duhet të kemi guximin për të qenë edhe vetëm, por, mbi të gjitha, guximin që të rrezikojmë së bashku, sepse një dhëmb jashtë gojës është i kotë, po ashtu edhe një gisht jashtë dorës.


Duhet të jemi të pabindur, sa herë që marrim urdhra që poshtërojnë ndërgjegjen tonë ose shkelin ndjenjat dhe dinjitetin tonë.

Duhet ta meritojmë edhe të quhemi të çmendur, siç u quajtën nënat e Sheshit të Majit në Buenos Aires, kur u ngritën furishëm për të kërkuar bijtë e tyre të rrëmbyer nga diktatura.

Duhet të jemi kokëfortë dhe të mos besojmë e të mos pranojmë, asnjë provë-gënjeshtër qeveritare, sepse do të na poshtërojnë edhe më shumë se ç’na kanë poshtëruar deri tani.

Duhet të ecim shtigjeve të erës, pavarësisht rënieve, tradhtive dhe disfatave, sepse historia vazhdon, përtej nesh, po ne përherë jemi në gji të saj.

Duhet të mbajmë gjallë guximin për të mos u nënshtruar nga askush, ndryshe nuk mund të jemi as atdhetar, as njerëz të denjë; të jemi të guximshëm për të kërkuar dhe fituar të drejtat që na takojnë.

Në trend Kultura

Më shumë
Kadare, pse ky polarizim?

Kadare, pse ky polarizim?

Kulture
Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!

Historia e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!

Kulture
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
FALJA

FALJA

Poezi
DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE

DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE

Poezi
Kalo në kategori