Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK) i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe të fillojë hartimin e Projektligjit për Paga.
BASPK thotë se një gjë e tillë është e nevojshme, ku sipas tyre, Qeveria duhet të merret seriozisht me kërkesat e punëtorëve.
“Në kohën kur lufta në Ukrainë po intensifikohet, dhe e ka angazhuar vëmendjen e Fuqive të Mëdha, të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së, dhe ka nxjerrë në dritë mendësinë mesjetare të fqinjit tonë i cili haptas po kërcënon lirinë dhe integritetin tonë, ne Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërrasim partnerin tonë social – Qeverinë që përveç kujdesit të tejshtuar për ruajtjen e lirisë dhe të integritetit të vendit, të merret edhe me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve dhe t’iu dalë krahë se vërtetë kanë nevojë dhe meritojnë një mirëqenie sociale ndryshe”, thuhet në deklaratën e BSPK-së, përcjell Telegrafi.
Sipas BSPK-së, kjo zvarritje nuk është aspak e mirë, pasi ishte premtuar nga ana e Qeverisë.
“E thërrasim partnerin tonë social – Qeverinë që të merret më këmbëngulshëm e më profesionalisht me hartimin e Projektligjit për Paga, duke i përfshirë edhe kapacitetet tona profesionale, dhe të hapë rrugë për Pagën Minimale e edhe për Kontratën Kolektive, për këto akte të rëndësishme e tejet të nevojshme juridike të cilat po tejzvarriten. Kjo tejzvarritje nuk është aspak e mirë e sidomos kur është premtuar dhe është bërë marrëveshja e është marrë zotimi, na respektoni që të mund të kemi respekt të dyanshëm”, përfundon BSPK.
Ministria e Financave kishte propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj, por se nuk është miratuar nga përfaqësuesit e sindikatave.
Ndryshe, përfaqësues të sektorit privat kanë propozuar që paga minimale të jetë jo më pak se 400 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Kerr Renault Captur i ri “00”, plus mundësi udhëtimi në Evropë veç me Auto Mita
Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen