LAJMI I FUNDIT:

Disa nga zhvillimet e fundit atje, kur jemi në ditën e 33-të të agresionit rus në Ukrainë

Disa nga zhvillimet e fundit atje, kur jemi në ditën e 33-të të agresionit rus në Ukrainë

Ndërsa fillon një javë tjetër, jemi në ditën e 33-të të agresionit rus në Ukrainë.

Këtu janë zhvillimet më të fundit:


Raundi tjetër i bisedimeve të paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet në Turqi nga sot deri të mërkurën, përcjell Telegrafi;

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranon se do të ishte “e pamundur” të detyrohej të largohej plotësisht Rusia nga Ukraina pa filluar një “Luftë të Tretë Botërore”;

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës thotë se Rusia mund të përpiqet ta ndajë Ukrainën në dysh, pasi presidenti rus Vladimir Putin e ka kuptuar se “ai nuk mund ta gëlltisë të gjithë vendin” dhe ka të ngjarë të përpiqet të ndajë vendin sipas “skenarit korean”;

Rusia bllokon tregtinë ndërkombëtare të anijeve drejt dhe nga Ukraina me bllokadë në Detin e Zi, thotë inteligjenca britanike;

Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Shpërthime u panë në qytetin veriperëndimor të Lutsk, ndërsa raporte të pakonfirmuara thonë se një depo nafte u godit;

Presidenti i SHBA Joe Biden mohoi se ai po bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi pasi tha se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”;

Gjithsej 1,119 civilë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, thotë OKB;

Mbikëqyrësi rus i komunikimit u thotë organizatave mediatike që të mos përdorin një intervistë që Zelensky i ka dhënë mediave ruse;

Mbikëqyrja bërthamore e Ukrainës thotë se një objekt kërkimor bërthamor në Kharkiv është sulmuar sërish nga Rusia dhe luftimet e bëjnë të pamundur vlerësimin e dëmit;

Guvernatori i qytetit perëndimor të rajonit Lviv thotë se një burrë u arrestua nën dyshimin për spiunazh në vendin e një prej dy sulmeve me raketa që tronditën qytetin të shtunën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori