LAJMI I FUNDIT:

Zogaj: Nuk kam marrë premtim nga Kurti që kërkesat e grevistëve për pagesën e shtesave do të realizohen

Zogaj: Nuk kam marrë premtim nga Kurti që kërkesat e grevistëve për pagesën e shtesave do të realizohen

Albert Zogaj, kryesues  i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka thënë se ka takuar kryeministrin Albin Kurti, ku ndër të tjera është diskutuar mbështetja e gjyqësorit.

Por thotë se specifikisht nuk ka marrë premtim nga kryeministri që kërkesat e grevistëve për pagesën e përkohshme shtesë, do të realizohen.

“Jo nuk ka pas premtim për shujtën dhe për pagesën lineare, por që ka qenë një zotim i kryeministrit edhe në një shkëmbim letrash që e kemi pas në një periudhë të mëhershme që kryeministri, qeveria e mbështet gjyqësorin, në këtë rast e mbështet edhe nevojën e adresimit të kërkesave të administratës gjyqësore”, është shprehur Zogaj në tëvë1.


Sipas tij, kanë pasur zotim nga Ministria e Drejtësisë (MD) që në një periudhë të shkurtër të hartohet Ligji për Pagat, ku do të përfshihen edhe punonjësit, por që ideja është të kemi një koeficient formal dhe jo paga lineare.

“Edhe Ministria e Drejtësisë përveç se ka pas zotim, do të thotë ka shpreh edhe gatishmërinë edhe realisht veç është mbajtë takimi i parë i grupit punues i ligjit mbi administratën gjyqësore, që të hartohet ky ligj në një kohë rekord dhe rrjedhimisht në një përfshirje edhe të sindikatave, këto kërkesa të adresohen brenda Ligjit për Pagat, pa folë specifikisht për çështjet siç është shujta, transporti apo pagesa lineare. Sepse, thashë edhe në fillim që ideja është që të kemi edhe koeficientin formal dhe jo shtesa”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori