LAJMI I FUNDIT:

Prishtina triumfon përballë Trepçës në kryeqytet në sfidën e Superligës A të hendbollit

Prishtina triumfon përballë Trepçës në kryeqytet në sfidën e Superligës A të hendbollit
(Foto: kosovahandball.info)

Prishtina e Trepça janë takuar në ndeshjen e fundit të javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, fitore shënoi skuadra e Prishtinës me rezultat 31-24. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur thuajse deri në fund. Gjysma e pjesës së parë ishte e barabartë, ndërsa në minutat e fundit skuadra vendase krijoi epërsi deri në katër gola.


Pas 30 minutave rezultati ishte 16-13. Në mes të pjesës së dytë Trepça u afrua në dy gola, 23-21, 24-22. Por pas rezultatit 26-24, në minutën e 55-të, mysafirët nuk shënuan gol, ndërsa pësuan pesë gola rresht për rezultatin final, 31-24.

Në përgjithësi, Prishtina ka shfaqur më shumë dhe e ka dashur më shumë fitoren, kurse e kishte edhe përkrahjen e madhe të tifozëve.

Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me shtatë gola, shumicën prej tyre nga penalltia. Nga pesë gola i shënuan Festim Mustafa, Albi Gjuka e Lulzim Shabani. Te Trepça, shtatë gola i shënoi Alban Shabani. Gjashtë i shtoi Muhamed Dubovci.

Prishtina forcohet në pozitën e dytë me 37 pikë. Trepça mbetet e katërta me 27 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori