LAJMI I FUNDIT:

Phil Collins u jep lamtumirën emocionale fansave në koncertin e tij të fundit

Phil Collins u jep lamtumirën emocionale fansave në koncertin e tij të fundit

Legjenda e muzikës Phil Collins mbajti koncertin e tij të fundit pas problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Collins iu bashkua nga shokët e grupit të “Genesis”, Mike Rutherford dhe Tony Banks për shfaqjen e tyre të fundit ndonjëherë në mbrëmjen e së shtunës 02 në Londër.


Collins, 71 vjeç, performoi shfaqjen ulur dhe u tall me turmën që tani do t’i duhet për të gjetur një punë të vërtetë, raportoi Daily Mail.

Foto: Gina Wetzler/Redferns

Grupi u ribashkua për turne këtë vit pas shtyrjes për shkak të coronavirusit. Turneu erdhi pas një ndërprerjeje 14-vjeçare të performancës ‘live’.

Collins ka vuajtur nga probleme të shumta shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë dislokimin e rruazave në qafë në vitin 2007 që i lanë dëmtime nervore në duar. Ai ka përdorur një bastun që nga viti 2015, kur iu nënshtrua një operacioni në shpinë, dhe në shtator zbuloi se “mezi mban” një shufër daulleje.

David Wolff-Patrick/Redferns

“Unë nuk bëj asgjë fare. Unë nuk e praktikoj të kënduarit në shtëpi, aspak. Provat janë praktikë”, tha Collins për Guardian në shtator, shkruan NewYorkPost.

Problemet shëndetësore ia pamundësojnë Phil Collinsit që të luajë në bateri
Lexo po ashtu Problemet shëndetësore ia pamundësojnë Phil Collinsit që të luajë në bateri

Genesis u formua për herë të parë në vitin 1967 dhe mori famë në vitet 1970, duke shitur më shumë se 100 milionë disqe.

Gina Wetzler/Redferns

Collins u bë bateristi dhe vokalisti mbështetës i grupit në 1970, përpara se të bëhej vokalist kryesor në 1975. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori