LAJMI I FUNDIT:

Bateristi të “Foo Fighters”, Taylor Hawkins iu gjetën substanca të ndryshme të lëndëve narkotike në trup pas ekzaminimit

Bateristi të “Foo Fighters”, Taylor Hawkins iu gjetën substanca të ndryshme të lëndëve narkotike në trup pas ekzaminimit

Taylor Hawkins, bateristi i “Foo Fighters”, kishte 10 substanca të ndryshme në trupin e tij në kohën e vdekjes, kanë thënë zyrtarët kolumbianë.

50-vjeçari ishte në turneun botëror të grupit në Amerikën e Jugut, kur u njoftua vdekja e tij e papritur të shtunën (26 mars).


Në një deklaratë pas një ekzaminimi fillestar mjekoligjor, zyra e prokurorit të përgjithshëm kolumbian tha se një test paraprak toksikologjik i urinës tregoi praninë e 10 substancave, duke përfshirë marihuanë, ilaçe kundër depresionit dhe opioidë.

Foto: AP

“Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore vijon të kryejë studimet e nevojshme mjekësore për të konstatuar shkakun e vdekjes. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të vazhdojë të hetojë dhe do të informojë në kohën e duhur gjetjet e ekspertizës mjeko-ligjore”, thuhet në deklaratë.

Grupi luajti në Argjentinë të dielën e kaluar dhe do të performonte në Bogota të premten mbrëma. Qeveria komunale e Bogotas tha se qendra e urgjencës së qytetit mori një raport për një pacient me “dhimbje gjoksi” dhe dërgoi një ambulancë të premten në mbrëmje (25 mars), shkruan The Guardian.

Mjekët u përpoqën të ringjallën Hawkins, por nuk pati asnjë përgjigje dhe ai u deklarua i vdekur në hotelin e tij në Bogota veriore, thuhet në deklaratë.

Foto: Getty Images

Grupi, i kryesuar nga ish-bateristi i Nirvana, Dave Grohl, tha se ishin “të shkatërruar nga humbja e parakohshme” dhe kërkuan që të respektohej privatësia e familjes së Hawkins.

Homazhet kanë ardhur nga emra të shumtë të industrisë së muzikës, Miley Cyrus, e cila performoi në Bogota këtë javë, tha se do t’ia kushtonte shfaqjen e saj të radhës Hawkins.

Hawkins luajti me grupin për më shumë se dy dekada, së bashku me Grohl, Nate Mendel, Pat Smear, Chris Shiflett dhe Rami Jaffe.

Foto: Getty Images

Ai u bashkua në 1997 pas largimit të bateristit të mëparshëm të grupit, William Goldsmith.

Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare bateristi i "Foo Fighters", Taylor Hawkins
Lexo po ashtu Ndërron jetë në moshën 50-vjeçare bateristi i "Foo Fighters", Taylor Hawkins

Grupi ishte planifikuar të perfoormonte në Grammy më 3 prill dhe do të fillonte një turne të ri në Amerikën e Veriut në maj.

Hawkins lindi në Fort Worth të Teksasit në vitin 1972 dhe u rrit në Laguna Beach të Kalifornisë. Ai la pas vetes gruan Alison dhe tre fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori