LAJMI I FUNDIT:

Adriana Matoshi shfaqet e lumtur në pozat e reja pas ndarjes nga Keith

Adriana Matoshi shfaqet e lumtur në pozat e reja pas ndarjes nga Keith

Ditë më parë u dha lajmi se aktorja Adriana Matoshi i ka dhënë fund lidhjes së saj me ish-futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.

Ka qenë Keith ai i cili e konfirmoi lajmin e ndarjes, duke u shprehur publikisht se i dëshiron të gjitha të mirat Adrianës.


Ai tha se ndarja ka ndodhur paqësisht mes dyshes, duke shtuar se shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenarë që përfaqësohen nga një grua e tillë në Kuvendin e Kosovës.

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld (Foto: Arkiv)

Adriana ndërkohë nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje, duke zgjedhur heshtjen.

Konfirmon ndarjen nga Adriana Matoshi, Keith: Lutem për të, sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja
Lexo po ashtu Konfirmon ndarjen nga Adriana Matoshi, Keith: Lutem për të, sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja

I vetmi reagim që ajo bëri ishte në Instagramin e saj, duke larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta që prej më shumë se një viti publikonte me Keithin.

E teksa i fshiu imazhet e vjetra, Matoshi solli për ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku dukej në formë mjaft të mirë teksa shijonte rrezet e diellit.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

“Diell në zemrën time”, shkroi aktorja dhe deputetja e njohur në mbishkrimin e fotografive në Instagram, ku shfaqej mjaft e buzëqeshur ndërsa kishte veshur një bluzë të shkurtër të zezë dhe xhinse.

Adriana dhe Keith e filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, por ajo nuk u bë e ditur për publikun deri në tetor të atij viti. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

E etiketoi si “të pafytyrë” dhe “tradhtare”, Romeo i kërkon ndjesë publike Eglës, pas zbulimit të avantazhit të saj

Magazina
Kalo në kategori