LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet serbe në Kosovë, Szunyog: Duhej të vazhdonte praktika e mbledhjes së votave nga OSBE

Zgjedhjet serbe në Kosovë, Szunyog: Duhej të vazhdonte praktika e mbledhjes së votave nga OSBE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, duke folur për zgjedhjet serbe, ka thënë se duhej të vazhdojë praktika e vendosur nga OSBE-ja për mbledhjen e votave të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Szunyog  ka thënë për BBC në gjuhën serbe se “nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë”

Ai tha se “deri më tani të dyja palët [Kosova dhe Serbia] kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në Kosovën – dhe kjo do të ishte një opsion i mundshëm për zgjedhjet e 3 prillit”, transmeton Telegrafi.


BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
Lexo po ashtu BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

“Bashkimi Evropian beson se praktika e vendosur, sipas së cilës OSBE-ja ka organizuar mbledhjen e votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, me ndryshime të caktuara për situatën aktuale”, tha ai.

Ndryshe, më 3 prill 2022 në Serbi mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Serbia përmes Zyrës Ndërlidhëse për Kosovën kërkoi që zgjedhjet të organizohen edhe brenda territorit të Kosovës. Por, kryeministri Albin Kurti, tha se për këtë duhet të ketë një marrëveshje në mes dy qeverive.

Ndërkohë, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka caktuar katër komuna në Serbi, lu do të mund të votojnë serbët e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori