LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ushqim për fëmijët në Mariupol, njerëzit kanë filluar të vdesin nga uria, dehidratimi dhe mungesa e ilaçeve – thotë nënkryetari i bashkisë

Nuk ka ushqim për fëmijët në Mariupol, njerëzit kanë filluar të vdesin nga uria, dehidratimi dhe mungesa e ilaçeve – thotë nënkryetari i bashkisë

Nënkryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar ukrainas të Mariupol thotë se njerëzit kanë filluar të vdesin nga uria dhe dehidratimi, pasi furnizimet me ushqim dhe ujë janë të pakta dhe nuk lejohet të hyjë ndihma humanitare.

“Disa po vdesin nga dehidratimi dhe mungesa e ushqimit. Disa po vdesin nga mungesa e ilaçeve, insulinës… Sepse njerëzit nuk mund të gjejnë ndihmë mjekësore”, ka thënë Sergey Orlov për BBC, përcjell Telegrafi.

Biden e quan Putinin 'kasap' pas takimit me refugjatët ukrainas në Poloni
Lexo po ashtu Biden e quan Putinin 'kasap' pas takimit me refugjatët ukrainas në Poloni

“Disa nëna nuk kanë qumësht dhe nuk kanë ushqim për fëmijët. Çfarë duhet të bëjnë me foshnjat e tyre? Unë nuk e di. Nuk ka fare ushqim për fëmijët në qytet”.


Pse Mariupol është një objektiv kyç dhe çfarë do të ndodhte nëse ai bie në duart e Rusisë?
Lexo po ashtu Pse Mariupol është një objektiv kyç dhe çfarë do të ndodhte nëse ai bie në duart e Rusisë?

Mariupol ka qenë nën sulme të pamëshirshme ruse që në ditët e para të agresionit dhe fotografitë tregojnë një qytet të rrënuar, me lagje të tëra të shkatërruara.

Orlov thotë se 70% e spitaleve në qytet janë “shkatërruar nga bombardimet dhe granatimet”.

Rusët sulmojnë gazetarët e Sky News në Ukrainë - publikohen pamjet dramatike
Lexo po ashtu Rusët sulmojnë gazetarët e Sky News në Ukrainë - publikohen pamjet dramatike

Komunikimi me qytetin është i vështirë, pasi rrjeti telefonik është me ndërprerje, kështu që është e vështirë të verifikosh në mënyrë të pavarur informacionin.

Banorët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në strehimore apo bodrume pa energji elektrike, ujë të rrjedhshëm apo gaz.

'Çdo shtëpi u bë një cak': Banorët e Mariupolit përshkruajnë betejat ‘rrugë më rrugë dhe bombardimet e vazhdueshme’
Lexo po ashtu 'Çdo shtëpi u bë një cak': Banorët e Mariupolit përshkruajnë betejat ‘rrugë më rrugë dhe bombardimet e vazhdueshme’

“Njerëzit thjesht kërkojnë çdo mundësi për të mbijetuar. [Ata] ndajnë ushqim, ujë, ata po mbledhin dru për të gatuar në rrugë”, bën të ditur Orlov.

Më shumë se 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol ndërkohë që përpjekjet për të kryer evakuime në shkallë të gjerë kanë dështuar, edhe pse mijëra njerëz kanë arritur të largohen ditët e fundit me automjete private. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori