LAJMI I FUNDIT:

Gjesti fantastik i Kyelor Navasit me refugjatët ukrainas

Gjesti fantastik i Kyelor Navasit me refugjatët ukrainas

Ylli i Paris Saint-Germain, Keylor Navas ka mirëpritur 30 refugjatë ukrainas në rezidencën e tij në një gjest të mrekullueshëm.

Portieri dhe gruaja e tij, Andrea, kanë pranuar refugjatët në mes të pushtimit rus të Ukrainës.


Navas ka blerë 30 shtretër dhe ka vendosur refugjatët ukrainas në në shtëpinë e tij në Paris, sipas SPORT.

Image: PA

Raportimi vijon duke thënë se gruaja e lojtarit po ndihmon në përgatitjen e ushqimit dhe ata kanë siguruar edhe rroba për mysafirët e tyre.

Gazeta spanjolle raporton: “Shoqata e ciganëve nga lagjja Gracia e Barcelonës shkoi në Krakov për të sjellë ushqime dhe refugjatë ukrainas”.

“Pas kthimit të tij, Keylor Navas e mori vesh dhe mirëpriti 30 prej tyre në shtëpinë e tij”.

L’Equipe publikon listën e lojtarëve më të paguar në Ligue 1 – e gjitha përbehet prej anëtarëve të PSG-së
Lexo po ashtu L’Equipe publikon listën e lojtarëve më të paguar në Ligue 1 – e gjitha përbehet prej anëtarëve të PSG-së

Andrea gjithashtu përmes rrjeteve sociale kërkoi që njerëzit të ndihmojnë ukrainasit si rezultat i konfliktit të vazhdueshëm në vendin e tyre.

Në Instagram, ajo shkroi: “Ne mund t’i ndihmojmë këta fëmijë, disa me nënën e tyre, të tjerët jo, të rinjtë vetëm, vetëm me rrobat e tyre, e cila ishte e vetmja gjë që ata mund të merrnin, ne mund të kontribuojmë çfarëdo ushqimi që nuk prishet, rroba, sende të higjienës personale etj”.

View this post on Instagram

A post shared by Andrea Salas (@andreasalasb)

“Unë ndaj informacionin! Që ata të mund të ndjejnë dashurinë në mes të kaq shumë dhimbje”.

Një gjest i mrekullueshëm nga Navas dhe gruaja e tij, me portierin e PSG-së aktualisht që është duke luajtur për kombëtaren e tij, Kosta Rikën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori