LAJMI I FUNDIT:

Majko: Interesat e Rusisë në Ballkan do të përforcohen nëpërmjet Serbisë

Majko: Interesat e Rusisë në Ballkan do të përforcohen nëpërmjet Serbisë

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko thotë se pas pushtimit të Ukrainës ka ‘ndryshuar fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare’ dhe Shqipëria duhet të fillojë të rishikojë status quo-të në rajon.

Lufta tha ai mund të nxisë që Brukseli të ketë një qasje tjetër për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.


Serbia sipas Majkos ndodhet në një situatë delikate pasi është kthyer në një vrimë të zezë pasi nuk pranon të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjithashtu është vënë në dyshim dhe integrimi i saj në BE, pasi Beogradi rrezikon të kthehet në një koloni të mirëfilltë ruse.

“Ajo që shikohet hapur është drama që po kalon Serbia në rajon. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e dramës së tyre”, tha Majko.

Ish-kryeministri përmendi prezencën e një baze ushtarake ruse në Serbi. Kjo e bën Ballkanin një nga pikat më të dobëta dhe të rrezikuara nga agresioni rus.

“Interesat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor do të amplifikohen nëpërmjet faktorëve serbë”, tha ai.

Sipas Majkos, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që Serbia ‘të përdorë statusin e viktimës’, ndaj shtoi se nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim i njëanshëm.

Majko e cilësoi ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë tre palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori