LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Sllovenisë U21

Bunjaku i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Sllovenisë U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar ndeshjen e parë të vitit 2022, ku është përballur me Slloveninë U21.

Dardanët nuk kanë arritur më shumë se një barazim 0-0 në një sfidë të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.


Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U21, Albert Bunjaku ka thënë se ka mbetur i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët në fushë.

“Jam i lumtur në bazë të paraqitjes në pjesën e dytë dhe situatës që ka qenë, pasi kemi pasur 2-3 ushtrime gjithsej. Luajtëm ndaj një Sllovenie që e ka një gjeneratë jashtëzakonisht të mirë”.

“Probleme me këtë përfaqësuese kanë pasur edhe ekipe si Anglia. Kjo ka qenë forma e vetme për të luajtur, madje kemi mundur shumë lehtë të vijmë deri te goli”, deklaroi Bunjaku.

“Kemi bërë disa testime në ushtrime dhe e kemi ditur fuqinë e Sllovenisë. Janë disa pjesë të vështira për t’u mbuluar. Ne në pjesën e parë nuk arritëm në pozicione dhe ata u treguan edhe më të mirë se që janë. Durimi ka qenë një pjesë tjetër që e kemi diskutuar. Kemi thënë se Sllovenia do të tentojë vetëm fitoren dhe e kemi ditur se do të krijohen hapësirat”, u shpreh trajneri kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori