LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket joshëse në veshjen me pupla, teksa del për darkë në Los Angeles

Rita Ora duket joshëse në veshjen me pupla, teksa del për darkë në Los Angeles

Rita Ora ktheu kokën teksa po shkonte për darkë në restorantin e mrekullueshëm të sushit, “Matsuhisa” të enjten mbrëma në Los Angeles.

Këngëtarja 31 vjeçe, vuri në pah barkun e saj të tonifikuar e veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër, ndërsa kishte mbi supe një shall të tejdukshëm me pupla jeshile, shkruan DailyMail.

Ajo gjithashtu kishte veshur një palë xhinse të trazuara dhe i shtoi centimetra lartësisë së saj përmes disa takave të bardha.


Për aksesorë, Ora kishte zgjedhur një koleksion gjerdanesh prej argjendi, gjersa i la flokët e saj me ngjyrë arre të shtrira anash.

Ajo theksoi bukurinë e saj natyrale me një makijazh të lehtë të aplikuar në fytyrën e saj pa të meta dhe i ruajti gjërat e saj thelbësore në një çantë të vogël dore prej argjendi.

19-vjeçarja që dikur ishte tallur nga mësuesja e saj, pas 10 vitesh mahnit jurinë e "The Voice Australia" - Rita Ora mes lotësh i jep një përqafim
Lexo po ashtu 19-vjeçarja që dikur ishte tallur nga mësuesja e saj, pas 10 vitesh mahnit jurinë e "The Voice Australia" - Rita Ora mes lotësh i jep një përqafim

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita foli për dashurinë e saj për Australinë në një intervistë për numrin e prillit të revistës “Harper’s Bazaar Australia and New Zealand”.

Ish-gjyqtarja e spektaklit të talenteve “X Factor” tha se ajo “është shumë e kënaqur me jetën e saj atje dhe ka krijuar disa miq të shkëlqyer”.

“Sa herë që kam qenë në Australi, ka qenë me shpejtësi – bëja koncertin tim dhe më pas kaloja në vendin tjetër”, tha ajo.

Por pasi mori një rol si trajnere në spektaklin “The Voice Australia”, Rita tha se i pëlqente të “lëshonte rrënjë” në atë kontinent.

“Këtë herë kam gjithë rutinën time. Është shumë e qetë për mua që mund të shkoj në plazh dhe të ulem atje dhe të lexoj”, vazhdoi ajo.

“Është vërtet e bukur të gjesh atë ndjenjën e tokëzimit në një vend nga ku nuk jam. Unë i dua njerëzit sepse ata janë thjesht shumë të dashur dhe ndihem shumë e pranuar këtu, dhe thjesht ndihem shumë e lirë. Unë kam një lidhje të ngushtë me Australinë”, tha 31-vjeçarja.

Rita ka kaluar një kohë të gjatë në Australi vitet e fundit, madje atje u njoftua me të dashurin e saj Taika Waititi në Sydney, në shkurt të vitit të kaluar.

Një burim i tha tabloidit britanik The Sun se çifti filloi lidhjen ‘fshehurazi’ në fillim të marsit të po atij viti, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit.

“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha burimi i brendshëm në atë kohë.

Duke parë drejt së ardhmes, Rita i tha më parë The Independent në një intervistë se “do të donte të kishte një familje të mirë të madhe”.

“Nuk prisja të gjeja dashurinë në Australi, as nuk po e kërkoja atë”, zbuloi ajo për marrëdhënien e saj me Taikan, 46 vjeç.

Pavarësisht romancës së tyre të profilit të lartë, ajo shtoi se ishte e prirur ta mbante lidhjen e saj jashtë vëmendjes, për ta ‘mbrojtur’ atë. /Telegrafi/