LAJMI I FUNDIT:

19-vjeçarja që dikur ishte tallur nga mësuesja e saj, pas 10 vitesh mahnit jurinë e “The Voice Australia” – Rita Ora mes lotësh i jep një përqafim

19-vjeçarja që dikur ishte tallur nga mësuesja e saj, pas 10 vitesh mahnit jurinë e “The Voice Australia” – Rita Ora mes lotësh i jep një përqafim
Foto: Channel Seven

Një këngëtare 19-vjeçare, e cila ishte tallur në fëmijëri nga mësuesja e saj, ka mahnitur trajnerët e spektaklit “The Voice Australia” me talentin e saj.

Kur Alley Eley nga Melburni, ishte nëntë vjeçe, një moment mizor tronditi besimin e saj si këngëtare, shkruan Seven News.


“Kisha një mësuese të cilën e shikoja; asaj i pëlqente të këndonte gjithashtu”, shpjegon Alley në një video paraprake të publikuara nga ausicionet e sezonit të ri të “The Voice Australia”.

Foto: Channel Seven

“Herën e parë që këndova, ajo qeshi para gjithë klasës dhe tha: ‘Mendova se më the se mund të këndosh’”, kujtoi ajo.

“Si nëntë vjeçare, isha shumë e dërrmuar…do t’i tregoj asaj se mund ta bëj këtë!”, tha konkurrentja australiane.

Publikohet 'trailer'-i i sezonit të ri të "The Voice Australia", Rita Ora pritet të shkëlqejë sërish në sezonin e ri të talenteve
Lexo po ashtu Publikohet 'trailer'-i i sezonit të ri të "The Voice Australia", Rita Ora pritet të shkëlqejë sërish në sezonin e ri të talenteve

Dhjetë vjet më vonë, ajo është duke qëndruar në skenën e “The Voice”, duke hallakatur mendjen e yjeve të mëdhenj si: Keith Urban, Rita Ora, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian me talentin e saj.

Pas performancës së fuqishme dhe unike të këngës “Teenage Dirtbag”, Alley shpërthen në lot, duke e shtyrë trajneren Rita Ora që të nxitojë në skenë drejt saj.

Foto: Channel Seven

Artistja shqiptare duke e përqafuar, i pëshpërit në vesh duke i thënë: “Ishte e mrekullueshme!”.

“Ne marrim shumë energji nga nxitësit e fansave në jetën tonë”, tha trajneri Keith Urban pas performancës spektakolare të 19-vjeçares.

Rita duket e mrekullueshme në karrigen e sezonit të ri të "The Voice Australia"
Lexo po ashtu Rita duket e mrekullueshme në karrigen e sezonit të ri të "The Voice Australia"

“Por ne marrim shumë energji nga kundërshtuesit që na thonë: ‘nuk do të arrini kurrë asgjë’”.

“Sapo keni gërvishtur sipërfaqen e diçkaje përtej pritjeve tuaja”, shtoi Rita Ora, anëtarja tjetër e jurisë së “The Voice Australia.

Foto: Channel Seven

“A e dini se cila ishte mësuesja juaj e muzikës, ajo ishte e frikësuar dhe e tmerruar nga talenti juaj”, vazhdon të thotë Keith.

“Ajo që sapo pashë ishte e jashtëzakonshme”, shton ai.

Sezoni i ri frymëzues i “The Voice Australia” pritet të nisë transmetimin pas Pashkëve në Channel 7 dhe 7plus.

Deri më tani është publikuar ‘trailer’-i i spektaklit të talenteve dhe disa copëza të shkurtra. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Edona Llalloshi publikon këndën

Edona Llalloshi publikon këndën "Deri kur...", dedikuar grave të vrara nga burrat

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

“A mund të dal nga dera e kuqe”, Jetmiri kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Kalo në kategori