LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton dhe Princi William mund të kenë thyer protokollin me foton e tyre gjatë turneut mbretëror

Kate Middleton dhe Princi William mund të kenë thyer protokollin me foton e tyre gjatë turneut mbretëror

Pas dy vitesh qëndrimi brenda vendit për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me pandeminë, pushimet ndërkombëtare më në fund janë rikthyer dhe të gjithë mezi presim të nisemi drejt klimave më me diell sapo të kemi mundësinë.

Deri atëherë, ne shikojmë Kate Middleton dhe Princin William, të cilët janë aktualisht në Xhamajkë si pjesë e një turneu mbretëror njëjavor nëpër Karaibe për të shënuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës.

Nga fotot e sinqerta të çiftit duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit deri te fotot e veshjeve verbuese të Kate, është vërejtur një detaj të tillë që tregon thyerje të protokollit mbretëror.


Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ndanë një ‘selfie’ në Instagram Story nga vizita e tyre me Federatën Xhamajkane të Bobsleigh dhe Skeleton, me titull: “‘Selfie’ për arkivat”.

16 rregullat më qesharake dhe të rrepta që duhet të ndjekin pjesëtarët e familjes mbretërore
Lexo po ashtu 16 rregullat më qesharake dhe të rrepta që duhet të ndjekin pjesëtarët e familjes mbretërore

Por, momenti i ëmbël mund të përfundojë duke i futur ata në telashe me Madhërinë e Saj, pasi megjithëse bërja e ‘selfieve’ nuk është një thyerje totale e rregullave, sigurisht që është e pakëndshme në Familjen Mbretërore.

Në fakt, një fans mbretëror që mori pjesë në festën e kopshtit të Mbretëreshës në Pallatin Buckingham 2017, zbuloi për Insider se bërja e ‘selfieve’ me familjen mbretërore shihej si një shenjë mosrespektimi. “E vetmja gjë për të cilën ata folën shumë ishte mungesa e ‘selfieve’ dhe arsyeja ishte se ata nuk donin që njerëzit t’i kthenin shpinën familjes mbretërore dhe mbretëreshës. Dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ta”, tha Greg Agnew.

Kate tregon shijen e saj të patëmetë të modës e veshur me një fustan të mrekullueshëm
Lexo po ashtu Kate tregon shijen e saj të patëmetë të modës e veshur me një fustan të mrekullueshëm

Si të tillë, anëtarët e Familjes Mbretërore shpesh refuzojnë ‘selfiet’ kur u afrohen për të bërë një të tillë.

“Familja mbretërore do të preferonte gjithmonë një ndërveprim personal sesa njerëzit që bërtisnin për ‘selfie’. Nëse jepni një, atëherë shpejt bëhet dërrmuese. Nga pikëpamja e sigurisë, ato gjithashtu nuk janë ideale pasi krijojnë një afërsi të caktuar”, tha për Insider komentatorja mbretërore e CNN, Victoria Arbiter.

Kate Middleton nderon Xhamajkën me fustanin e verdhë dhe byzylyk të veçantë
Lexo po ashtu Kate Middleton nderon Xhamajkën me fustanin e verdhë dhe byzylyk të veçantë

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ‘selfiet’ janë krejtësisht dhe rreptësishtë jashtë kufijve. “Mbretërorët bëjnë atë që ndihet e drejtë në çdo moment të caktuar. Nëse një fëmijë i sëmurë në një vizitë në spital ose në një mbrëmje çmimesh do të kërkonte një ‘selfie’, shumica nuk do të hezitonin, por në një shëtitje, ato shmangen”, shtoi Arbiter. /Telegrafi/