LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Putinit refuzon të përjashtojë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia

Zëdhënësi i Putinit refuzon të përjashtojë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia

Zëdhënësi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin ka pranuar se Rusia nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e saj ushtarake në Ukrainë dhe ka refuzuar të mohojë se Moska mund të përdorë armët bërthamore.

Në një intervistë me Christiane Amanpour të CNN të martën, Dmitry Peskov në mënyrë të përsëritur refuzoi të përjashtonte mundësinë që Rusia do të konsideronte përdorimin e armëve bërthamore kundër asaj që Moska e shihte si një “kërcënim ekzistencial”, përcjell Telegrafi.

Kur u pyet se në çfarë kushtesh Putini do të përdorte aftësinë bërthamore të Rusisë, Peskov u përgjigj “Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë mund të përdoren”.


Ndërsa kur u pyet se çfarë mendonte Putini se kishte arritur deri më tani në Ukrainë, Peskov u përgjigj “Epo, para së gjithash, ende jo. Ai nuk ka arritur ende (atë që priste)”.

Zëdhënësi pohoi gjithashtu se “operacioni special ushtarak” – emërimi zyrtar i Kremlinit për agresionit rus në Ukrainë – “po vazhdonte në mënyrë rigoroze në përputhje me planet dhe qëllimet që ishin vendosur më parë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë raketat Storm Shadow dhe pse janë vendimtare për Ukrainën?

Çfarë janë raketat Storm Shadow dhe pse janë vendimtare për Ukrainën?

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

Evropa
Britania e Madhe ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadow në sulmet brenda territorit të Rusisë

Britania e Madhe ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadow në sulmet brenda territorit të Rusisë

Evropa
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Robert F. Kennedy thotë se Harris në mënyrë të qartë e fitoi debatin ndaj Trumpit

Robert F. Kennedy thotë se Harris në mënyrë të qartë e fitoi debatin ndaj Trumpit

Amerika
Vriten gjashtë punonjës të OKB-së në një tjetër sulm izraelit në Gaza

Vriten gjashtë punonjës të OKB-së në një tjetër sulm izraelit në Gaza

Botë
Kalo në kategori