Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur se zgjedhjet serbe të 3 prillit edhe në Kosovë mund të mbahen vetëm nëse paraprakisht do të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.
“Zgjedhjet serbe në Kosovë do të jetë e mundshme vetëm pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto janë zgjedhje të një shteti tjetër, jo të Kosovës”, tha Kurti në RTK.
Kurti tha se e din se vendet e QINT-it janë angazhuar par gjetjen e një zgjidhje për votimin e serbëve në Kosovë, për këtë thotë se ka marr edhe kritika por thotë se nuk mund të veprojë ndryshe.
“QUINT kërkon marrëveshje edhe ata jenë dakord që të kenë marrëveshje që Serbia të mos përfundojë në përqafimin final ne Federatën ruse, por ato janë lidhje të thella e të gjera’, tha Kurti.
Kreu i qeverisë thotë se nëse synohet mbajtja e zgjedhje pa marrëveshje atëherë “kjo është shkelje e Kushtetutës sonë, ne nuk do të rrimë si spektatorë”.
Kurti tha se me kërkesën që Qeveria serbe t’i drejtohet asaj të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, nuk ka synuar që të sjellë njohjen e pavarësisë nga Serbia.
“Unë kurrë nuk kam synuar që nëpërmes këtij letërkëmbimi ta sjell njohjen e Serbisë. Unë e kam ditur që kjo nuk bëhet, mirëpo nuk mund të kërkojë askush prej meje që unë të mos e njoh Republikën e Kosovës, pavarësinë e vendit tonë”, tha Kurti në një intervistë për transmetuesin publik të Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën, se Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, gjegjësisht “që Serbia ta pranojë Kosovën”.
Kurti thotë se është i gatshëm për takime me palën serbe në Bruksel, kurdo që Borrell dhe Lajçak e thërrasin për takim të radhës.
“Por nuk di se si do ta presin ata (Borell e Lajçak) një Serbi të tillë të rreshtuar në krah me Rusinë. Destruktiviteti i Serbisë është shumë i madh, në njërën anë kërkojnë të drejta të tepruara për serbë në Kosovë, ndërsa për shqiptarët ne Serbi ua mohojnë të drejtat elementare”, tha ai.
Sipas kreut të qeveris, Asociacionin e komunave me shumicë serbe më shumë po përmendet nga gazetarët këtu në Kosovë, se sa po e përmendet t ngaa zyrtarët e Beogradit, me bëhet pyetje disi e sforcuar, “ajo nuk e ka kaluar rezolutën, Gjykata Kushtetuese e ka çmontuar atë”.
“Ne kemi nevojë për forcim të bashkëpunim bilateral, nuk kam nevojë të shkoj atje të shoh për dialogun mes Kosovës e Serbisë, por për perforcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-së”.
“Sekretari amerikan Antony Blinken ka deklaruar se është për një Kosovë të pavarur e Sovran, pikë.dhe shumë pika tjera. Ne duhet ta duam Kosovën sa duhet vetë jeta”, tha ai.
Kompromisi thotë Kurti, ka ndodhur në të kaluarën dhe tani kemi në qendër njohjen reciproke, “Nuk ka më gjë tjetër dhe pikë. Pse do të duhej të flasim për kompromise në vend se të flasim për njohje reciproke? Biden flet për njohje reciproke, ne çfarë po kërkojmë tjetër”, thotë Kurti.
Ndryshe detajet e propozimit të QUINT-it lidhur me zgjedhjet serbe ende nuk janë bërë të ditura, por zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se ka pa saktësi në konstatimin se Kosova ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë do të ishte jo kushtetuese.
“Ne nuk kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese. Por, mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim të institucioneve të Kosovës, si instancë sovrane, pas një kërkese nga institucionet e Serbisë, është jo kushtetuese”, tha Bislimi gjatë raportimit sot para një komisioni parlamentar.
Kurti dje gjatë takimit virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës, tha se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas deklaratë së Kurtit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe me amabasadorët e QUINT-it në Serbi.
Pas këtyre takimeve ai i është drejtuar qytetarëve të Serbisë duke thënë se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova e kanë befasuar me kërkesa radikale. Ai tha se “disa janë të gatshëm për konflikt, e disa janë gati të largohen”.
Ai shtoi se u ka kërkuar përfaqësuesve serbë të Kosovës që bisedimet të vazhdojnë më 8-9 prill.
Vuçiq gjithashtu theksoi që për serbët e Kosovës do të përgatiten vendvotime në komunat në Serbinë qendrore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite