LAJMI I FUNDIT:

Bislimi flet pas deklaratës së BE-së ku u tha se Kosova refuzoi propozimin e QUINT-it për zgjedhjet e Serbisë

Bislimi flet pas deklaratës së BE-së ku u tha se Kosova refuzoi propozimin e QUINT-it për zgjedhjet e Serbisë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë ka hezituar që t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me një kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në vendin tonë.

Ai ka shtuar se nga vendet e QUINT-it deri tash kanë pranuar vetëm propozime për modalitete brenda të cilave do të mund të mbaheshin këto zgjedhje.


“Sa i përket zgjedhjeve të Serbisë të datës 3  prill, ka pasur një vendim dhe ka ende një vendim të Qeverisë së Serbisë që këto zgjedhje të organizohen edhe në Kosovë, dhe ka pasur kërkesa nga vendet e QUIN-it dhe OSBE që të shihen modalitetet brenda të cilave mbajtja e këtyre zgjedhjeve të mundësohet. Qeveria e Kosovës ka qenë e gatshme dhe mbetet e gatshme që të asistojë Qeverinë e Serbisë në rast se ajo dëshiron që qytetarët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi, gjithnjë në harmoni përmes praktikave më të mira  të vendeve të OSBE-së ose të BE-së, praktika këto që i kemi të përjetuar në rastin e zgjedhjeve që Bullgaria i ka mbajtur në disa vende të BE-së apo Rumania”, u shpreh Bislimi.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme, Bislimi shtoi se deri më sot kanë hasur në jo gatishmëri të palës serbe që ti ndjek këto praktika.

BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë
Lexo po ashtu BE: Kosova refuzoi propozimin e Quint-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

“Sipas tyre nevojitet që Qeveria e vendit që dëshiron t’i organizojë zgjedhjet t’i drejtohet me kërkesë qeverisë së vendit ku dëshiron t’i organizojë për zgjedhje dhe t’i lut për mbajtjen e tyre. Kjo nuk ka ndodhur. Qeveria e Serbisë ka hezituar ti drejtohet Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ka preferuar që kërkesën ta bëjë përmes zyrtarit ndërlidhës. Kërkesa i drejtohet institucionit vendimmarrës. Rrjedhimisht deri më tani ne jemi në pritje të kësaj kërkese nga Qeveria e Serbisë dhe ne pa një kërkesë të tillë ne nuk kemi substancë për vendimmarrje. Ka pasur propozime për formulime të mundshme, por s’ka pasur kërkesë nga Qeveria e Republikës së Serbisë”, u shpreh ai.

Bislimi komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha sot se Kosova ka refuzuar propozimin e vendeve të QUINT-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Mendoj që ka pak pasaktësi në konstatim. Ne nuk kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese, por kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim të institucioneve të Kosovës, është jo kushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën dhe për këtë ka pajtim dhe konsensus të përgjithshëm edhe brenda vendeve të QUINT-it që  zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë qenë kushtetuese deri më tani. Përpjekja e shteteve të QUINT-it ka qenë që të gjendet një modalitet i cili tejkalon atë shkelje kushtetuese që ka ndodhur përpara. Tash jemi me datë 22 mars dhe 3 prilli është pas 11 ditësh, dhe Qeveria e Kosovës nuk ka mundur ta trajtojë një kërkesë që nuk ka ardhur nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori