LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit ukrainasë tentojnë me barkë të ndalin ankorimin e jahtit 140 metërsh, të Roman Abramovich në portin e Turqisë

Protestuesit ukrainasë tentojnë me barkë të ndalin ankorimin e jahtit 140 metërsh, të Roman Abramovich në portin e Turqisë

Superjahti i miliarderit rus Roman Abramovich, është tentuar të parandalohet që të ankorohet në portin detar të Turqisë, nga një grup protestuesisht ukrainas.

Protestuesit në barkë të vogël tentuan t’ia bllokojnë qasjen në port jahtit 140 metra të gjatë që quhet Solaris dhe kap vlerën e 430 milionë funteve, ku për synim kishte portin e Bodrumit në jugperëndim të Turqisë, transmeton Telegrafi.


Shtatë zjarre shpërthejnë në afërsi të Çernobilit
Lexo po ashtu Shtatë zjarre shpërthejnë në afërsi të Çernobilit

Jahti luksoz arriti në Turqi një javë pasi u largua nga Mali i Zi, duke u larguar nga ujërat e vendeve anëtare të BE-së, që kanë sanksionuar oligarkët rusë që kanë lidhje me pushtimin e Ukrainës.

Një jaht tjetër i Abramovichit i quajtur Eclipse u ankorua në Turqi gjatë javës së kaluar. Bëhet fjalë për jahtin 162.5 metra i gjatë që konsiderohet si një prej anijeve më të gjata.

Megjithatë mediat turke raportojnë se në jaht nuk ishte Abramovichi, e pamjet e publikuara më poshtë shfaqin barkën me protestues. /Telegrafi/