Nikollovski në Beograd: Serbia do ta heq për RMV-në ndalesën për eksportin e grurit, miellit dhe vajit
Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski, sot në Beograd ka pasur takim pune me nënkryetarin e Qeverisë së Serbisë dhe ministrin e Bujqësisë, Branisllav Nedimoviq.
Siç informojnë nga kabineti i Nikollovskit, në takim është arritur marrëveshje që në shtatë ditët e ardhshme Serbia për Maqedoninë e Veriut ta largojë ndalesën për eksportin e grurit, misrit, miellit dhe vajit për gatim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si pjesë e instrumenteve të ofruara nga iniciativa “Ballkani i hapur”, me zëvendëskryeministrin e Republikës së Serbisë, Nedimoviq, ramë dakord që në 7 deri në 10 ditët e ardhshme Serbia për Maqedoninë e Veriut të heqë ndalimin e eksportit të grurit, misrit, miellit dhe vajit për ushqim, dhe të fillojë shpërndarjen e sasive të dakorduara mes partnerëve ekonomikë mes dy vendeve”.
“Të gjitha marrëveshjet e partnerëve tanë ekonomikë nga të gjitha dhomat e tregtisë do të realizohen. Për sasitë e kontraktuara do t’i dërgohet një letër nga kryeministri i RMV-së kryeministrit të Republikës së Serbisë”, tha ministri Nikollovski.
Në deklaratën e tij, ministri Nikollovski u tha qytetarëve që të jenë të qetë, pasi siç shtoi, Maqedonia e Veriut do të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre kulturave strategjike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251