LAJMI I FUNDIT:

Sali: Situata epidemiologjike është e qëndrueshme

Sali: Situata epidemiologjike është e qëndrueshme

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali qëndroi sot në lagjen e Shuto Orizares nga ku filloi karvani për vaksinim anti-kovid. Me këtë rast ai njoftoi se aksioni do të do të zgjas 14 ditë, me çrrastë do të përfshihen 8 komuna.

“Komuna e Shutkës është përzgjedhur rastësisht. Kemi 14 pika të vaksinimit, pika mobile, 8 urbane dhe 6 rurale. Kryesisht këto pika mobile të vaksinimit i kemi zgjedhur në bazë të numrit të ulëte të të vaksinuarve. Vlerësojmë se ky aksion do ta ndihmoj dhe do të rris interesimin për imunizim”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Sipas Sali, situata epidemiologjike në vend është e qetë.


“Situata epidemiologjike deri sot është e qetë, por akoma nuk kemi arritur në një nivel të ulët të numrit të të infektuarve, gjatë javës së fundit ne çdo ditë marrim numra prej 200-300 të infektuar të ri, që për fat të keq nuk na kënaq kjo si situatë. E dini çdo të mërkure kemi mbledhje të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI).

Pas dy ditëve do ta kemi mbledhjen e radhës dhe aty do ta vlerësojmë situatën edhe të javë së kaluar ku në bazë të të dhënave edhe planifikimet për vendimet që do ti sjellim për javën në vijim. Situata në aspektin e hospitalizimeve është e kënaqshme, për shkak se kemi ditë kur nuk kemi të hospitalizuar të ri, por kemi shumë numra të pacientëve të cilët i lëshojmë si pacientë të trajtuar me sukses ose të shëruar nga Kovid-19”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori