LAJMI I FUNDIT:

Ndieni fryrje të bezdisshme barku pas seksit? Mësoni nëse është koha për panik

Ndieni fryrje të bezdisshme barku pas seksit? Mësoni nëse është koha për panik

Nëse ndieni fryrje barku pas seksit, me siguri pyesni veten se çfarë po ndodh – dhe, sigurisht, si ta ndaloni atë

Seksi duhet të jetë intim dhe i kënaqshëm, kështu që kur ju keni probleme me organet gjenitale, ju mund të ndjeni bezdi pas këtij akti.

Fatkeqësisht, shumë shkaqe mund të ndikojnë që ju të përjetoni fryrje, por edhe dhimbje.


Mund të duket e çuditshme, por nuk është aq e pazakontë sa duket, prandaj nëse keni këtë ndjesi, atëherë ju duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj.

Përpara se të kuptoni se si ta lehtësoni fryrjen pas seksit, është e rëndësishme të kuptoni pse po ndodh. Jennifer Wider, gjinekologe, shpjegon disa arsye.

shutterstock

Mitra e kthyer mbrapsht

Nëse keni një mitër të kthyer, seksi mund të bëjë që mitra juaj të lëvizë dhe të kontaktojë me organet e tjera që e rrethojnë. Si rezultat, mund të keni dhimbje dhe fryrje.

“Shenjat e një mitre të kthyer janë dhimbje gjatë seksit dhe menstruacione të dhimbshme, por shpesh nuk ka simptoma”, thotë ekspertja e shëndetit të grave.

Lidhur me këtë, duhet të bëni një konsultë me mjekun tuaj!

Një çekuilibër bakterial mund të shkaktojë fryrje

Një tjetër shkak i mundshëm i fryrjes pas seksit është një çekuilibër ose rritje e tepërt e baktereve natyrore në vagjinë. Kjo mund të shkaktojë infeksione irrituese, duke çuar edhe në ndjesi të bezdisshme pas seksi.

Cikli menstrual

Hormonet mund të shkaktojnë shumë ndryshime brenda trupit dhe nëse jeni pranë ditëve të ciklit, nuk do të ishte çudi të ndjenit fryrje në zonën e barkut. Kjo ndodh jo vetëm para, por edhe pas menstruacioneve.

Keni probleme me tretjen

Një çështje më serioze që mund të jetë fajtori pas fryrjes së barkut përfshin zorrët. Nëse keni një histori të problemeve me tretjen – të tilla si sindroma e zorrës së irrituar (IBS), kapsllëku dhe dispepsi – mund të jeni të prirur për të patur fryrje pas marrëdhënieve seksuale.

Seks i pambrojtur

Të bësh seks të pambrojtur me dikë është një mundësi tjetër se pse keni ngërçe dhe dhimbje stomaku pas seksit. Sipas Dr. Wider, nëse sperma hyn në vagjinën tuaj, prostaglandina (një lloj lipidi) që gjendet në spermë mund të shkaktojë tkurrje dhe parehati të mitrës.

Nëse fryrja e barkut nuk zhduket pas disa orësh, ose nëse e përjetoni vazhdimisht, konsultohuni me mjekun tuaj! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori