LAJMI I FUNDIT:

Në një burg me Albin Kurtin në Serbi, Xhakli: Nuk kam besuar se Kurti do të dalë i gjallë nga burgu

Në një burg me Albin Kurtin në Serbi, Xhakli: Nuk kam besuar se Kurti do të dalë i gjallë nga burgu

I burgosuri politik Riza Xhakli, që ka vuajtur dënimin prej 14 vitesh (1987-2001) në burgjet e Serbisë, ka rrëfyer për vuajtjet e tij dhe qëndrimin në një burg me Albin Kurtin.

Ai ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi në burg, duke përmendur edhe emrat e tjerë të  burgosurve që kishin qëndruar bashkë.

Ka folur edhe për qëndrimin në të njëjtin burg me Albin Kurtin,


“Ia mora pantallonat e përdorur, desha t’i ruaj si kujtim”, tha Xhakli, për Kanal10.

Thotë se nuk e mendoi që Kurti do të dilte i gjallë nga burgu, për këtë arsye kishte ruajtur pantallonat e tij. Megjithatë u shpreh se ishte ndie i lumtur shumë për lirimin e tij.

Ata kishin lexuar shumë libra bashkë dhe i kishin shkëmbyer ato me njëri-tjetrin, edhe pse nuk ishin në të njëjtën qeli. Ai ka përmendur gëzimin e Kurtit kur ia dërgoi librat që ai nuk i kishte parë me sy qe dy vite.

Ai ka rrëfyer për vitet e vetmisë.

Xhakli thotë se tri vite në burg i kaloi në vetmi, pa u shoqëruar nga askush.

“Kisha dhimbje koke”, tregon ai.

Për shkak të qëndrimit të gjatë i mbyllur në qeli dhe për shkak të minutave të paktë që i kalonte në ajër të pastër kishte kokëdhembje, por që për fat të mirë nuk ishte sëmurë asnjëherë.

Tre muajt e parë nuk ishte lejuar ta takonte askënd, kurse pas 3 muajsh për herë të parë takoi nënën, por prapa grilave.

Xhakli ka përmendur edhe momentin e tij më të lumtur gjatë kohës së burgut, duke thënë se ishte moment kur ai u shpall me 14 vite burgim,

“Prisja të pushkatohesha, u gëzova kur mora lajmin se po dënohem me 14 vite burgim.

Xhakli ndër të tjerash ka folur edhe për pritjen që iu bë kur doli jashtë, mirëpritjen e mirë që ia bënë bashkëvendësit.

“Nuk kishte lumturi më të madhe se gjithë ajo pritje që mu bë”, tha ai

Xhakli sot ka një jetë të lumtur me bashkëshorten, të cilën e njoftoi pas daljes nga burgu dhe për rastësi qëlloi motra e Aziz Kelmendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori