Agjencia Kosovare e Privatizimit tash 6 muaj pa drejtor, konkursi u pezullua shkaku i ankesave
Më 27 shtator të vitit të kaluar, Valon Tolaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit Menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e tek më 14 janar kjo agjenci kishte hapur konkurs për këtë pozitë.
Në listën e ngushtë janë përzgjedhur tre kandidatë për këtë pozitë. Mirëpo edhe pas dy muajsh procesi i zgjedhjes së drejtorit të ri duket larg përfundimit.
Në AKP thonë se konkursi është u suspendua shkaku i parimit të ankesave nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, raporton RTV Dukagjini.
“Procesi është pezulluar më datë 23 shkurt pas pranimit të njoftimit se në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës janë ushtruar dy ankesa në procedurën e rekrutimit për pozitën drejtor menaxhues. Bazuar në Ligjin Nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, pezullohet procedura e rekrutimit për këtë pozitë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga KPMSHC”, thuhet në përgjigjen e AKP-së, transmeton Telegrafi
Ndërsa kandidati Muharrem Arifi thotë se për pezullimin e konkursit u njoftuan pak minuta para se të futeshin në testin me shkrim.
“Po jemi njoftuar pak minuta para fillimit te testit me shkrim me arsyetimin se ky test nuk do të mbahet për shkak të ankesave në KPMSHC. Komisioni për përzgjedhje është jo në përputhje me Ligj dhe procedura”, tha ai.
Përveç Arifit në listën e ngushtë për këtë pozitë janë edhe Arben Limani dhe Bujar Sadiku.
Njohësi i ekonomisë Safet Gerxhaliu thotë se kompletimi i bordit të AKP-së është shumë i rëndësishëm dhe ky konkurs nuk do të ndikohet nga politika.
Pas dorëheqjes së Tolajt, udhëheqësja e kësaj Agjencie ka mbetur në duart e Avni Jasharit, i cili e mban pozitën zëvendësdrejtor menaxhues.
Planet e Qeverisë Kurti janë për shuarjen në tërësi të këtij institucioni për të pasuar nga fondi sovran baza ligjore e të cilit është duke u përgatitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze