LAJMI I FUNDIT:

LVV tregon gjashtë operacionet e suksesshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

LVV tregon gjashtë operacionet e suksesshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Lëvizja Vetëvendosje ka numëruar gjashtë aksionet e suksesshme të institucioneve të vendit ndaj korrupsionit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

Partia në pushtet LVV duke listuar aksionet e ndërmarra nga institucionet shtetërore, thotë se aksionet që u ndërmorën javën që shkoi, treguan që krimi dhe korrupsioni po ndiqen si asnjëherë më parë.

Në mesin e aksioneve të suksesshme LVV ka përmendur arrestimin e 48 zyrtarëve policorë për korrupsion. Konfiskimin e 36 mijë kg mish me afat të skaduar. Mbylljen e 13 qendrave të masazhit. Vazhdimin e aksionit “Brezovica” dhe mbylljen e objektit të Komunës paralele në Shtërpcë. Aksioni për shmangie të tatimeve nga pompat e derivateve.


“Vendosja e ligjshmërisë është kyçe për shtetndërtimin dhe demokracinë në vend”, thuhet në një postim të LVV në Facebook. /Telegrafi/