Ministrja e Jashtme gjermane bëri të ditur se Gjermania do të shtojë angazhimin e saj ndërkombëtar për paqen. Annalena Baerbock paraqiti për këtë edhe plane konkrete.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha në Berlin se veprimet agresive të Rusisë në Ukrainë e bënë të qartë “Kur bëhet fjalë për çështjet e luftës dhe paqes, kur bëhet fjalë për çështjet e së drejtës dhe të gabuarës, asnjë vend, madje as Gjermania, nuk mund të jetë neutral”.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur merret parasysh historia gjermane. “Për ne, dhe për mua, një përgjegjësi e veçantë lind nga faji i Gjermanisë për luftën dhe gjenocidin”, tha politikania ekologjiste në fillimin e punës për një strategji të re të sigurisë kombëtare për Gjermaninë.
Kjo nënkupton detyrimin “për t’u qëndruar pranë atyre të cilëve u kërcënohet jeta, liria dhe të drejtat”.
Ministrja tha se lufta e bërë nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili po shkel të drejtën ndërkombëtare, po na përballë me një realitet të ri për sa i përket politikës së sigurisë. Për strategjinë e ardhshme të sigurisë vlen sa vijon: “Në dritën e shkeljes masive nga Rusia të rendit dhe paqes, ne duhet t’i saktësojmë edhe më shumë parimet që na udhëheqin në politikën praktike.” Një qëndrim i qartë, një aftësi më e fortë për të vepruar dhe instrumente të forta të politikës së jashtme dhe të sigurisë janë vendimtare.
Lufta ruse në Ukrainë është një “pikë kthese gjeopolitike me efekte të gjera në sigurinë evropiane”, theksoi Baerbock. Prandaj, gjatë zhvillimit të një strategjie të re të sigurisë kombëtare, Gjermania duhet “të mos mendojë për sigurinë duke shikuar nga e kaluara, por nga e ardhmja”.
Baerbock e përshkroi “paprekshmërinë e jetës” si një nga tre elementët thelbësorë të një koncepti të ri të sigurisë. Ajo nënvizoi mbrojtjen nga lufta dhe dhuna, “siguria e lirisë së jetës sonë” në demokraci dhe “siguria e themeleve të jetës sonë”. Aty ku lufta fshin bazat e jetës, nuk mund të ketë siguri, tha Baerbock. “Por edhe aty ku pasojat e ndryshimeve klimatike, uria, varfëria dhe mungesa e prosperitetit i detyrojnë njerëzit të vuajnë, nuk ka asnjë bazë për një jetë të sigurt në liri”
Më shumë përgjegjësi
Lufta e Ukrainës tregon edhe një herë se siguria varet nga aftësia e NATO-s për të krijuar aleanca, theksoi Baerbock. Ministrja i bëri thirrje Gjermanisë që të marrë më shumë përgjegjësi brenda aleancës.
Sipas Baerbock, strategjia e re e sigurisë duhet të bazohet në një politikë të jashtme të orientuar drejt vlerave. Duhet të jetë mbrojtja së bashku e vlerave dhe e interesave, tha ministrja. Qëllimi është të formësohet politika e jashtme “me një busull të qartë vlerash në dorë”.
Në të njëjtën kohë, ministrja e Jashtme paralajmëroi se gjermanët duhet të “përballen intensivisht me varësitë e tyre ekonomike”. “Tani po përjetojmë se një orientim i njëanshëm ekonomik po na bën të pambrojtur.” Dështimet në furnizim me produkte gjatë luftës në Ukrainë do të jenë “të rënda”, ndër tjerash për shkak se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të dërgojë grurë në vendet e Afrikës.
Duhet të bisedojmë edhe me vendet autoritare
Gjermania duhet të bëhet e pavarur nga importet e energjisë fosile, por nuk duhet të bjerë në varësi të reja.
“Sigurisht që ne duhet të flasim edhe me regjimet autoritare,” tha Baerbock. “Thelbësore është që ne të mos lejojmë që dikush të na e mbyllë gojën, që të mos i gëlltisim gjërat, sepse jemi të varur ekonomikisht, por të mbajmë një qëndrim, edhe kur është e vështirë.”
Baerbock, në ministrinë e të cilës do të zhvillohet strategjia e sigurisë, njoftoi se procesi do të hartohet në bashkëpunim me ministritë e tjera federale, së bashku me grupet parlamentare në Bundestag dhe me partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë. Qeveria federale do të hartojë edhe një strategji të re ndaj Kinës.
Strategjia gjermane e sigurisë duhet të lidhet me përpjekjet përkatëse në nivel të BE-së dhe NATO-s. Qeveria në Berlin ka konstatuar edhe në programin e saj qeverisës se “do të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse të sigurisë kombëtare në vitin e parë të qeverisë së re federale”. Ky është projekti i parë i këtij lloji në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova