LAJMI I FUNDIT:

Shikoni shuplakën e dorës dhe këmbët! Palosjet e lëkurës fshehin shenjën se zemra dhe enët e gjakut janë të rrezikuara!

Shikoni shuplakën e dorës dhe këmbët! Palosjet e lëkurës fshehin shenjën se zemra dhe enët e gjakut janë të rrezikuara!

Simptomat e kolesterinës së lartë në duar nuk janë vetëm gungat në lëkurë, apo një ndjesi djegieje, por edhe ky ndryshim në palosjet e shuplakave

Kolesterina e lartë është një gjendje e rrezikshme e trupit që mund të diagnostikohet me siguri vetëm me analizat e gjakut, por ka simptoma që tregojnë se yndyra depozitohet në muret e enëve të gjakut, transmeton Telegrafi.

Simptomat e kolesterinës së lartë mund të vërehen në duar dhe nëse keni një nga këto tri sinjale, është koha të shkoni te mjeku dhe të bëni një analizë gjaku.


Kolesterina e lartë mund të çojë në sëmundje vaskulare, madje edhe në një atak në zemër ose goditje në tru, kështu që është e rëndësishme të dalloni sinjalet në kohë që vlerat e gjakut po rriten dhe po reagojnë.

Shenja e parë është dhimbja në duar ose në këmbë, e shkaktuar nga depozitimi i yndyrës në muret e enëve të gjakut. Kolesteroli i lartë tregohet gjithashtu nga një ndjesi djegie ose shpimi gjilpërash në lëkurën e duarve dhe këmbëve. Shenja e tretë mund të jenë gunga të vogla, të buta në lëkurën e këmbëve dhe duarve, të cilat mund të jenë të verdha, të kuqe ose pothuajse të padukshme, në ngjyrën e lëkurës.

Ekziston edhe një sinjal që do ta shihni në palosjet e lëkurës, kur ktheni pëllëmbën drejt jush dhe vëzhgoni sipërfaqen e saj. Ksantomat, depozitat e yndyrës në gjak pikërisht nën sipërfaqen e lëkurës, mund të shfaqen në palosjet e lëkurës së dorës.

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma të kolesterolit të lartë, konsultohuni me një mjek dhe bëni analiza, sepse kolesteroli i lartë mund të ulet nëse ndryshimet në dietë ose terapi futen në kohë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori