LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Monstra”: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë

Rasti “Monstra”: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Apelit në seancën e hapur për rastin “Monstra” sot e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të marrë më 22 shkurt 2021 ku të akuzuarit e arratisur Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën penale “terrorizëm”, dënim i cili është shqiptuar edhe për të akuzuarin Agim Ismailoviç ndërsa Fejzi Aziri u shpall fajtor për veprën penale “ndihmë autorit të një vepre penale” dhe u dënua me 15 vjet burg. Për të njëjtën vepër, i akuzuari Haki Aziri u shpall fajtor dhe u dënua me 9 vjet burg. Për të akuzuarit Sami Luta, aktakuza u refuzua pasi prokurori publik hoqi dorë nga aktakuza.

Bedri Hajdari, familjar i të akuzuarve ka shkruar në Facebook se seanca në Apel është mbajtur dhunshëm dhe nuk janë përfillur procedurat ligjore duke i privuar te akuzuarit nga e drejta ligjore për të pasur avokat mbrojtës, të angazhuar nga familjet e të akuzuarve enkas për këtë rast.

“Avokatet e angazhuar e kishin justifikuar mos prezencën e tyre me dokumentacion mjekësor qe kishin rezultuar pozitiv nga Covid 19, por për trupin gjykues kjo nuk paraqiti ndonjë problem serioz pasi kishin angazhuar avokat “sejmen” te angazhuar nga gjykata për këtë seancë gjyqësore!”, tha Ajdari.


Ai sqaron se Haki Aziri, me qe u privua nga e drejta ligjore për te pas avokat mbrojtës, kërkoi që gjykata e Apelit te përjashtohet për marrjen e vendimit për këtë rast pasi i’u cenua e drejta për mbrojtje, natyrisht as kjo nuk ndodhi, por u refuzua as pa u shënua në proces verbal ky propozim.

“Hakiu e leshoi seancën gjyqësore, duke i thënë trupit gjykues se nuk dua të jem pjesë e këtij gjykimi me që nuk paska nevojë për mua dhe për mbrojtësin tim ligjor, ku vendimi qenka i marrur qysh me herët meqenëse nuk u përfillkan procedurat ligjore! Për Hakiun trupi gjykues nuk angazhoi as avokat në mënyre zyrtare as sa për sy e faqe, seanca u mbajt pa prezencën e asnjë avokati mbrojtës … “Makedonija i se e mozno” do të thoshte prokurorja Fatime Fetai..!”, tha Ajdari.

Gjyqi për rastin “Monstra” filloi më 20 dhjetor 2012, me akuzën për vrasjen e 5 personave më 12 prill 2012 afër Liqenit të Smillkovës. Në qershor të vitit 2014, gjashtë të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm, kurse një person u lirua. Më 24 nëntor 2017, Gjykata e Lartë vendosi që rasti “Monstra” të rihapet dhe të dënuarit të lirohen nga burgu nën masën e kujdesit. /SHENJA/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori