LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 56 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Konfirmohen 56 raste të reja me coronavirus në Kosovë
Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 56 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.142 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 319 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.039 doza të vaksinës. Deri më sot 819.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.


MSH tutje njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.262”.

Ministria bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 668.

Ndryshe, në vendin tonë ka pasur rënie të rasteve të reja me coronavirus, ekspertët shëndetësore kanë vlerësuar se situate epidemiologjike është e qetë.

Për këtë arsye, Qeveria më 1 mars ka lehtësuar masat kundër coronavirusit, ku është larguar ora policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Lajme
Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Lajme
Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lajme
Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Lajme
Kalo në kategori