Justin Bieber foli për herë të parë gjatë turneut të tij të fundit “Justice” për gjendje shëndetësore të Hailey Baldwin.
“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë”, tha këngëtari i “Peaches” gjatë një momenti në koncertin e tij në Denver të mërkurën mbrëma (16 mars), të cilin ai më vonë e postoi edhe në Instagram.
“Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë”, shtoi tutje ylli i muzikës.
Baldwin, zbuloi në InstaStory të shtunën e kaluar se ajo ishte shtruar në spital pasi pësoi një urgjencë mjekësore që përfshinte “simptoma të ngjashme me goditjen në tru”.
“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”, shkroi ajo.
“Edhe pse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua!”, përfundoi postimin modelja.
TMZ raportoi se mjekët kryen teste për të parë nëse coronavirusi kishte kontribuar në simptomat e Baldwin, pasi Bieber u diagnostikua me COVID-19 në fund të shkurtit, duke e bërë atë të anulonte një shfaqje në Las Vegas.
Një burim i tha People të hënën se këngëtari i “Sorry” ishte ndoshta “më i traumatizuar” se gruaja e tij për incidentin.
“Justin u dërgoi mesazhe kujtdo që njihte dhe u kërkoi të gjithëve që të luteshin për të, dhe ai nuk u largua për asnjë moment nga ajo”, tha burim, shkruan PageSix.
Bieber reflektoi gjatë koncertit të tij në Denver pasi dritat e energjisë u fikën për shkak të një zjarri elektrik.
“Është disi e çmendur se si jeta ju hedh rastësisht bën kthesë. Ne nuk mund të kontrollojmë shumë. Sikur sonte ndërprerja e rrymës”, tha artisti.
View this post on Instagram
Megjithatë, pasi foli për bashkëshorten e tij, ai gjithashtu tha se në botë po ndodhin shumë “gjëra të tmerrshme”.
“Që të jemi në këtë dhomë të gjithë së bashku, duke qeshur, duke kënduar këngë, dua të them, nuk mund të mendoj për një vend më të mirë që do të preferoja të isha”, tha ai.
Bieber më pas përfundoi fjalimin e tij duke thënë për fansat se pse ata duhet të përqafojnë pasiguritë e tyre, teksa këndoi këngën “As I Am”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë ‘live’ hitet e vjetra së bashku
Dua Lipa vjen ndryshe në stil në kopertinën e “Beauty Pepaers”, një ditë para lansimit të albumit të saj të tretë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit