LAJMI I FUNDIT:

Një djalosh lidh vetën për shtylle të portës në ndeshjen Everton – Newcastle: U deshën shtatë minuta për ta zgjidhur

Një djalosh lidh vetën për shtylle të portës në ndeshjen Everton – Newcastle: U deshën shtatë minuta për ta zgjidhur

Ndeshja mes Evertonit dhe Newcastle në Ligën Premier u ndërpres befasisht, pasi një tifoz lidhi vetën në shtyllat e portës në “Goodison Park”.

Në fillimin e pjesës së dytë ndeshja u ndërpre për shkak të një tifozi që vrapoi në fushë nga tribuna dhe arriti të merr pozicionin që e kërkonte. Ai lidhi vetën në fut në shtyllën e portës.

Incidenti që befasoi të gjithë, kishte të bënte me një protestë të këtij djaloshi që kishte veshur një bluzë portokalli të shkruar me fjalët “Just stop oil” (Ndalini karburantet).


Pas një vonese prej gati shtatë minutash, tifozi në vështirësi më në fund u lirua nga dhe u shoqërua jashtë fushës nga policia dhe stjuardët.

Litari i lidhur në fyt, u desh të pritej me prerëse bulonash.

Një llogari në Tëitter e quajtur “Just Stop Oil” ka marrë përgjegjësinë aksionin.

“Sot, një mbështetës i ri i ‘Just Stop Oil’ vrapoi në fushë gjatë ndeshjen së Evertonit kundër Newcastle për të tërhequr vëmendjen ndaj kërkesës së grupit që qeveria duhet t’i japë fund të gjitha projekteve të reja të furnizimit me karburant”, thuhet në njoftimi e tyre.

Ndeshja në fund u mbyll 1-0 me fitoren e Everton, që është hap i madh drejt mbijetesë. /Telegrafi/