LAJMI I FUNDIT:

Mes dramave të vazhdueshme me Kanye West, Kim Kardashian shfaqet plot stil gjatë një dalje në Hollywood

Mes dramave të vazhdueshme me Kanye West, Kim Kardashian shfaqet plot stil gjatë një dalje në Hollywood

Kim Kardashian e mbajti kokën ulur teksa po shkonte për drekë me motrën Khloe të mërkurën (16 mars) mes pezullimit të bashkëshortit të saj Kanye West nga Instagrami për shkak të sulmit ndaj të dashurit të saj të ri Pete Davidson.

Nëna e katër fëmijëve, 41 vjeçe, u pa e veshur me të zeza nga koka te këmbët, ndërsa shkonte në një restorant në Hollywood ku edhe u takuan me Khloe.

Pavarësisht dramës që rrethonte ish-in e saj, Kim gjithsesi arriti të dukej me stil si kurrë më parë, duke veshur një pallto të gjatë lëkure të zezë dhe doreza të ngjashme.


Ylli i KUWTK-së përshtati dukjen me çizme të zeza me majë dhe syze dielli me përmasa të mëdha, shkruan DailyMail.

Kim nuk preferoi të bënte ndonjë koment teksa hyri në ndërtesë përpara motrës së saj, ndërsa kamerat ndiqnin çdo lëvizje të tyre.

Po të njëjtën mbrëmje, Kanye, 44 vjeç, u pa me djalin e tyre gjashtëvjeçar Saint në një basketbolli në San Francisko pasi ishte pezulluar përkohësisht nga Instagrami pasi ai sulmoi ish-gruan e tij Kim dhe të dashurin e saj në internet.

Një zëdhënës i Metës, kompanisë që zotëron platformën e mediave sociale, tha për TMZ se postimet e reperit shkelnin politikat e tyre për gjuhën e urrejtjes, ngacmimin dhe bullizmin.

West, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, postoi të mërkurën se ishte “me të vërtetë i shqetësuar” se Davidson do të ndikonte te Kim dhe “të lidhte atë me drogën”.

Reperi gjithashtu ka vënë në shënjestër drejtuesin e talk show-t, Trevor Noah, i cili peshoi për grindjen e Kanye në episodin e fundit të “The Daily Show”, duke paralajmëruar se lufta në internet midis ish-çiftit mund të bëhej e dhunshme dhe ishte ‘e tmerrshme për t’u parë’.

Si përgjigje, West postoi imazhe të Noaht në llogarinë e tij me një mbishkrimi ofendues. Postimi racist tani duket se është hequr.

Ndërkohë, llogaria e West do të pezullohet për 24 orë, që do të thotë se ai nuk mund të postojë përmbajtje, të komentojë postime ose të dërgojë mesazhe direkte.

Platforma mund të kërkojë hapa shtesë kundër West nëse ndodhin shkelje të mëtejshme.

Pavarësisht pezullimit, përdoruesit e Instagramit ende mund të shohin llogarinë e West, por që nuk ka asnjë postim në të.

Foto: Kanye West/Instagram

Performuesi aktualisht është në një betejë për kujdestarinë me ish-in e tij, Kardashian.

Të martën, u raportua se avokati i West po kërkon të krijojë marrëveshje formale për kujdestarinë midis yllit dhe Kim-it, ndërsa ata vazhdojnë të luftojnë për kujdesin e fëmijëve të tyre.

Tani, duket se Kim po e lejon Kanyen që të kalojë kohë me fëmijët sa herë që ai dëshiron dhe ndodhet në qytet afër tyre.

Ish-çifti bashkë kanë katër fëmijë: North. Saint, Chaicago dhe Psalm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Ish i dashuri i Adriana Matoshit, Keith Groeneveld publikon fotografi nga dasma e tij tradicionale

Magazina
Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Brad Pitt prezanton për herë të parë të dashurën gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

Magazina
Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Adele jep lajmin e hidhur për fansat pas koncertit të fundit në Mynih

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të

Arsyeja se përse Pamela Anderson refuzoi paraqitjen në serialet e reja të "Baywatch"

Magazina
Kalo në kategori