Mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar që Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova të pranueshme në gjykatë për akuzat me të cilat e ngarkon ish-nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai ka thënë se ndaj Haradinajt nuk duhet të shqiptohet dënim me burgim për asnjë prej akuzave, por nëse trupi gjykues e shpall fajtor dënimi nuk duhet të jetë më i madh se periudha që tashmë e ka kaluar në paraburgim.
Para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Cadman ka thënë se trupi gjykues duhet të marrë parasysh 18 muajt që Haradinaj i ka kaluar në qendrën e paraburgimit.
Ai ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzat.
“Duke pasur parasysh që zoti Haradinaj as nuk ka kërcënuar dhe as nuk ka kontaktuar asnjë nga dëshmitarët dhe zyrtarët publikë, atëherë i vetmi dënim që mund të jepni ju i nderuar gjykatës, nëse do të vendosni që është fajtor për këtë, do të jetë dënim me burg sa më i shkurt të jetë i mundur. Dhe duhet të keni parasysh kohën që ka kaluar zoti Haradinaj në burg deri tani. Në parashtrimet tona veprimet e zotit Haradinaj nuk e kanë penguar dhe nuk e kanë ndaluar ZPS-në të kryer aktivitet e veta, megjithatë nëse trupi gjykues mendon që do të jep një dënim me burg për këto pika, megjithëse ne mendojmë që kjo është e pajustifikueshme, çfarëdo dënimi me burg që mund të jepet duhet të jetë më i ulëti që është i mundshëm dhe nuk duhet të jetë më tepër sesa koha që tashmë ai ka shpenzuar në burg”, ka thënë Camdan.
Avokati i Haradinajt ka thënë se nuk ka prova të pranueshme as sa i përket pikës 3 dhe 4 të aktakuzës.
“Sa i përket pikës 3 nuk ka prova, nuk janë paraqitur prova në këtë gjykim se ndonjë dëshmitar i ZPS-së ka pësuar frikësim të drejtpërdrejtë, zoti Haradinaj as nuk ka kontaktuar ndonjë dëshmitar, të mbrojtur ose jo. Çfarëdo dënimi që mund të jetë në këtë pikë, të jetë dënim jo me burgim. Sa i përket pikës 4, mungesën e provave për hakmarrje të drejtpërdrejtë apo tërthortë të zotit Haradinaj, ne themi që nuk duhet të jepet dënim me burg, por nëse trupi gjykues mendon se duhet ta jap atë atëherë ajo nuk duhet të jetë me e gjatë sesa koha që ai tashmë ka shpenzuar në burg”, ka thënë ai.
Ndërsa lidhur me pikën pesë të aktakuzës, Cadman ka thënë se nëse trupi gjykues jep vendim fajësie, dënimi duhet të jetë vetëm me gjobë. Sa i përket pikës së fundit të aktakuzës, Cadman ka thënë se nëse trupi gjykues vendos për dënim atëherë nuk duhet të jetë më shumë se 18 muaj.
Ai ka thënë se motivi i të akuzuarit mund të quhet rrethanë lehtësuese meqë nxjerrja e materialeve është bërë në interes të publikut. Sipas tij, Haradinaj ka dashur t’i tregojë publikut bashkëpunimin e ZPS-së me zyrtarët serbë.
Para trupit gjykues, mbrojtja e Haradinaj ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat po përballet familja e të mbrojturit të tij.
Cadman ka thënë së gruaja e Haradinajt po trajtohet si pasoja e sëmundjes me kancer dhe ka shtuar se shëndeti i është keqësuar edhe vëllait të tij.
“Vendimi me dhënien e masës me burgim do të ketë pasoja shkatërruese për shëndetin e gruas dhe mirëqenien e familjes. I lutem trupit gjykues që të merr përsysh këtë çështje. Por situata keqësohet më tej edhe nga shëndeti i keq i vëllait të tij të vogël. Ai ka thënë që shëndeti i tij po keqësohet çdo ditë dhe ne kemi parë vetë se sa shumë i ka kushtuar kjo zotit Haradinaj. Gjatë dhënies së dëshmisë ju kujtohet që kur ai filloi të fliste për vëllain nuk i mbante dot lotët, për mënyrën si ka ndikuar kjo tek ai. Të gjithë këta faktorë së bashku përbëjnë rrethana të jashtëzakonshëm dhe trupit gjykues nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj tyre kur të marrë parasysh faktorët lehtësues siç janë marrë parasysh edhe në gjykata të tjera ndërkombëtare”, ka thënë mbrojtja e Haradinajt.
Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Gucati e Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri