Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i janë kundërpërgjigjur deklaratave të Zyrës së Prokurorit, duke thënë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë vepruar në interes të publikut dhe se të njëjtit duhet të shpallën të pafajshëm.
Pasi prokuroria ka deklaruar se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime me dashje konkrete dhe sipas ZPS-së, të njëjtit duhet të shpallën fajtor, mbrojtja e tyre ka kërkuar nga trupi gjykues vendim të pavarur dhe mbështetur në analizën objektive të ligjit.
Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka thënë se i mbrojturi i tij duhet ë shpallet i pafajshëm.
“Një ndër elementet që ata ngrenë është dashja konkrete, qëllimi konkret, ndërkohë ne bëmë dhe parashtruar qëndrimin tonë, neve bëmë dallimin në mes të synimit konkret dhe synimit eventual dhe në fakt e gjithë çështja e tyre mbështetet në këtë elemente, që zotëri Gucati klienti im ka vepruar me dashje konkrete, dhe unë i bëjë thirrje trupit gjykues që të marrë këtë qasje, pra ta mbajë përgjegjës ZPS-në lidhur me këtë çështje për këtë që është bishti kryesor i çështjes së tyre.
Pra, ata e ata duhet që ta provonin çështjen e tyre, sepse ata kanë ngritur akuzat, pra ata e ngritën fabulën e çështjes që ata thonë se e kanë provuar, dhe nëse ata e kanë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm atëherë ju do të merrni vendimin, por nëse ky nuk është rasti atëherë trupi gjykues duhet që ta ndalojë gjykimin”, ka thënë Ress.
Ai ka thënë që ZPS duhet të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm nëse ka pasur synime apo dashje konkrete nga të akuzuarit, në të kundërtën duhet shpallur pafajësinë.
“Ju duhet ta testonim ta matni çështjen e tyre mbështetur në këtë elemente dhe nëse ZPS nuk dëshmon përtej dyshimit të arsyeshëm që ka synim apo dashje konkrete atëherë duhet që të shpallim pafajësinë. Nuk dua ta përsëris vetën, por thjesht dua të ju kujtoj trupit gjykues, suksesi apo dështimi i procesit gjyqësor i kësaj çështje nuk matet nëse vendimi i marrë nga trupi gjykues është për fajësi apo pafajësi, por matet nga aftësia për të qenë i drejtë me të akuzuarin dhe për të respektuar dinjiteti ne të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces gjyqësor”, ka thënë avokati i Gucatit.
E mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar se të gjitha veprimet e të akuzuarve lidhur me dosjet e arritura në OVL-UÇK kanë qenë në interes të publikut.
“Zoti Howling(prokurori) u përpoq që të fliste mbi klimën e frikës me qëllim që të justifikonte punën ne tij por ajo që do të thoshim ne është se këtu bëhet fjalë për një nxjerrje në interes të publikut, e motivuar si duhet për të parandaluar padrejtësinë, ne i përmbahemi qëndrimit se interesi publik është i rëndësishëm”, ka thënë Cadman.
Ai i ka kërkuar trupit gjykues që të trajtojë interesin publik, derisa është në kërkim të së vërtetës.
“Ai është sinjalizues, ai ka bërë punën e tij për të gjetur të vërtetën dhe në ketë mënyrë ne i kërkojmë trupit gjykues që të trajtojë interesin publik kur të gjejë të vërtetën. Prokuroria kërkon të fsheh të vërtetën lidhur me këtë ndërhyrje të sistemit të saj, është detyrë e jona si palë mbrojtëse e pastaj e turpit gjykues që t’i fryjë bilbilit kur është momenti.
Kjo është një çështje në të cilën ne jemi ndaluar të përmendim këtu emrat të cilët klienti im beson që janë persona që kanë marrë pjesë në masakra në Kosovë. Ne nuk i kemi parë dokumentet dhe siç e thash dje në qendër të kësaj çështje është zinxhiri i mbajtjes së dokumenteve i cili ishte difektoz dhe për të cilën ZPS nuk ka dhënë përgjigjen e tyre”, ka thënë ai.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak