LAJMI I FUNDIT:

​Theodora Bakoyannis pas zgjidhjes raportuese për Kosovën në KE: Është koha që ky vend të integrohet në BE

​Theodora Bakoyannis pas zgjidhjes raportuese për Kosovën në KE: Është koha që ky vend të integrohet në BE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës mori pjesë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në punimet e sesionit të jashtëzakonshëm, në Strasburg, ku dje Theodora Bakoyannis është zgjedhur raportuese për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila është edhe kryesuese e Delegacionit të Greqisë në APKE.

Pas konfirmimit të rezultatit, tashmë e zgjedhura, Theodora Bakoyannis, falënderoi anëtarët e këtij komiteti për besimin e dhënë dhe shtoi se do të përgatis raportin për Kosovën. Ndër të tjera ajo tha se është koha që rajoni dhe Kosova të integrohen në Bashkimin Evropian dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Duhet theksuar se Theodora Bakoyannis ka qenë ministre e Punëve të Jashtme të Greqisë, si gruaja e parë më pozitë të lartë në Greqi dhe ka një karrierë të bujshme politike, që e bëjnë njohëse të mirë të rrethanave në Ballkan. Para saj, raportues për Kosovën në APKE ka qenë deputeti i Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.


Sipas një komunikate të Kuvendit, delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpriti zgjedhjen e Bakoyannis dhe u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë me të, në procesin e hartimit të raportit për Kosovën.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE, në qershor të vitit të kaluar ka realizuar një takim me Theodora Bakoyannis, më të cilën ka zhvilluar një bisedë shumë konstruktive rreth zhvillimeve në vend.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në APKE, përfaqësuar nga Saranda Bogujevci, kryesuese, si dhe z. Arben Gashi dhe z. Enis Kervan, anëtarë, morën pjesë në takimin e këtij komiteti dhe në punimet e sesionit të jashtëzakonshëm të mbajtur në Strasburg të Francës, më 14 dhe 15 mars 2022, e thirrur për të diskutuar rreth situatës aktuale në Ukrainë.

Ndërkaq, në takimin e datës 11 mars të këtij komiteti, mori pjesë deputeti Besnik Tahiri, në të cilin u diskutua po ashtu lidhur me agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe pasojat e këtij agresioni.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, kryesuesja e delegacionit të Kosovës, Bogujevci mori pjesë edhe në takimin e parë të Grupit Ëomen@PACE, nismë e sekretares së përgjithshme të APKE-së, Despina Chatziivassiliou, në të cilin u diskutua lidhur me mënyrat e mbështetjes për deputetët e delegacionit të Ukrainës, si dhe për funksionimin dhe aktivitetin e këtij grupi në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Vrasja e palestinezes në Tiranë, telefonata që zbuloi burrin që i mori jetën

Vrasja e palestinezes në Tiranë, telefonata që zbuloi burrin që i mori jetën

Lajme
Kalo në kategori