LAJMI I FUNDIT:

MPB ishte cak i një sulmi kibernetik me përmasa të mëdha

MPB ishte cak i një sulmi kibernetik me përmasa të mëdha

Ministria e Punëve të Brendshme javë më parë është përballur me disa sulme kibernetike të përmasave të vogla, por së fundmi ky institucion është përballur me një sulm kibernetik të llojit “Phishing”, e që është i përmasave të mëdha.

Sulmi “Phishing” kishte ndodhur më 26 shkurt të këtij viti, por që i njëjti nuk ka arritur të shkaktoj dëme në të dhëna apo informacione.


Një gjë e tillë është konfirmuar për Telegrafin nga vetë Ministria e Punëve të Brendshme.

“Institucionet e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme janë të atakuara nga sulmet kibernetike kryesisht të llojit ‘Phishing’ por të përmasave të vogla. Ndërsa më datën 26-02-2022 ka ndodhur një sulm kibernetik i llojit ‘Phishing’ me përmasa më të mëdha, por që edhe ky sulm kibernetik nuk ka bllokuar apo dëmtuar informacione apo të dhëna”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

“Phishing” është një sulm që përpiqet të vjedhë paratë ose identitetin tuaj duke ju bërë të zbuloni informacione personale – të tilla si numrat e kartave të kreditit, informacionet bankare ose fjalëkalimet – në faqet e internetit që janë legjitime.

Mashtruesit kibernetikë janë zakonisht kompani, miq ose të njohur të besuar në një mesazh të rremë që përmban një lidhje me një faqe interneti “phishing”.

Qeveria e Kosovës vitin e kaluar kishte marr vendim për ngritjen e kapaciteteve për mbrojte  nga sulmet kibernetike nëpër institucione.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin ka obliguar të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës që të bashkërendojnë aktivitetet e tyre me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme (ASHI/MPB), për zhvillimin e sistemeve elektronike dhe integrimin e tyre në infrastrukturën dhe platformat qendrore të sistemeve të informacionit në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhej në njoftim.

Me këtë rast, ishte obliguar ASHI/MPB të paraqesë për miratim në Qeveri draftin e Strategjisë së Qeverisjes Elektronike brenda tre (3) muajve si dhe Policia e Kosovës që të rrisë kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori