Genci Kojdheli
Një ndër lajmet që kanë qarkulluar së tepërmi në kuadrin e luftës Rusi-Ukrainë ka qenë sekuestrimi i disa jahteve luksoze në pronësi të pasanikëve rusë të cilët mbështesin regjimin në pushtet. Kurioziteti më shtyu të kërkoja listën e jahteve më të mëdha e më të shtrenjta në botë; gati gjysma ishin në pronësi të oligarkëve rusë, e pjesa tjetër i përkiste kurorave nga vendet e Gjirit Persik.
Në anën tjetër të këtij fakti, në listën e personave më të pasur në botë, duhet të zbresësh diku poshtë vendit të 50-të për të gjetur rusin e parë. Tipikisht, pasanikët rusë (oligarkët, siç identifikohen rëndom) natyrshëm operojnë në fushat si eksporti i naftës, gazit e mineraleve – konsideruar që Rusia është vendi me industrinë minerare më të madhe në botë dhe ndër vendet me më shumë pasuri natyrore – përfshi burimet e energjisë, mineralet e rralla etj. Ndërkohë, edhe pse nuk janë në elitën e pasanikëve botërorë, rusët spikasin me përmasat ekstreme të jahteve, blerjet bombastike të klubeve të futbollit apo stilin e jetesës ekstravagant me shpenzime astronomike; thuajse një ilustrim stereotipik i të ashtuquajturve nouveau riche (ose pasanikëve të rinj).
Kjo paradigmë specifike e Rusisë moderne është shumë e rëndësishme për të kuptuar sjelljet e vendit më të madh në botë përkarshi “të tjerëve”, e në veçanti kundrejt Perëndimit.
Shumë mendojnë se politika antagoniste dhe ekspansioniste e Rusisë post-Luftës së Ftohtë është produkt ideologjik i presidentit Putin, teksa në fakt është iniciuar qysh nga 1996-ta prej Yevgeny Primakov, asokohe Ministër i Jashtëm i Rusisë. Doktrina Primakov parashtronte se Rusia do të duhej ta poziciononte veten si një fuqi e pavarur në arenën globale, duke kontribuuar në krijimin e një rendi multi-polar ku faktorizoheshin aktorë të tjerë (më specifikisht Rusia dhe Kina) përveç ShBA-së. Ngadalë, por me progres konstant, së bashku me një fuqizim të ekonomisë ruse, erdhi dhe një pozicionim aktiv i Rusisë si një “fuqi globale” me interesa e lëvizje gjeostrategjike që përfshinin një solidifikim të marrëdhënieve me Kinën (partneri më i madh tregtar i Rusisë), përfshirje në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme (veçanërisht në Siri), një rol dominant në Azinë Qendrore e Kaspik, marrëdhënie në ngushta me Indinë (veçanërisht përmes tregtisë së armëve) dhe prezencë të shtuar në Afrikë, Oqeani dhe në Amerikën e Jugut (nëpërmjet marrëdhënieve të ngushta me Venezuelën dhe Kubën).
Njëkohësisht, në 25 vjetët e fundit Rusia ka bërë shumë të qarta aspiratat e kahershme të një fuqie perandorake, me një sferë influence të drejtpërdrejtë në periferinë e vetë gjeografike, më specifikisht përmes luftës së beftë në Gjeorgji (2008), ndërhyrjes në Krime (2014) si dhe refuzimit kategorik për të pasur antarësime të reja në NATO nga fqinjët e vetë gjeografikë (përfshirë këtu Ukrainën, Finlandën, Suedinë etj.), të gjitha nën petkun e asaj që Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, e përkufizon si “synimi për të krijuar një thellësi strategjike dhe amortizatorë sigurie ndaj kërcënimeve të huaja.”
Në një këndvështrim të pastër gjeopolitik, synimet e Rusisë legjitimohen nga e shkuara e saj perandorake dhe statusi i një ish-superfuqie, nga të qenit vendi gjeografikisht më i madh në botë, nga një popullsi e madhe (144 milionë banorë, edhe pse relativisht e vogël në përpjesëtim me sipërfaqen), dhe nga një furnizim i pandryshueshëm me para përmes eksporteve të energjisë, mineraleve, drithërave dhe lëndëve të tjera të para. Pas gjithë këtyre indikatorëve qëndron dhe një kapacitet shumë i fortë ushtarak, me Rusinë që klasifikohet si fuqia e tretë militare në botë.
Por, a është realisht Rusia e aftë të luajë rolin e një aktori global me ndikim në katër anët e globit? Disa faktorë duhet të analizohen për të gjeneruar një konkluzion të besueshëm!
Së pari, popullsia e Rusisë është në tkurrje të vazhdueshme; agjencia zyrtare e statistikave Rosstat raporton ulje konstante të popullsisë në Rusi, me një maksimum historik prej 1 milionë banorë më pak në vitin 2021. Popullsia është një element kyç për çdo shtet që pretendon të legjitimohet e të sillet si aktor global. Për ekuivalencë të argumentit, dy superfuqitë globale (ShBA dhe Kina) apo shtete të tjera që aspirojnë rritje të influencës globale apo rajonale (India, Koreja e Jugut, Turqia, Irani, Brazili, Nigeria, etj.) janë në rritje të vazhdueshme demografike.
Së dyti, është kapaciteti i Rusisë për të qenë një aktor dhe faktor i fortë ekonomik. Shpesh i pyes miqtë, në Shqipëri apo në Evropë, nëse zotërojnë ndonjë gjë që është “Made in Russia”? Përgjigjet, me ndonjë përjashtim të rrallë, janë gjithmonë “JO”! Teksa Rusia ka një burim të vazhdueshëm të ardhurash përmes eksporteve të energjisë, mineraleve dhe lëndës së parë, ekonomia ruse është më e vogël se ajo e Francës, e Italisë apo Kanadasë. Zhvillim ekonomik i bazuar tek shfrytëzimi i pasurive natyrore, pa diversifikim ekonomik e fuqizim të sektorëve ndihmës si turizmi, shërbimet apo teknologjia dhe inovacioni, si dhe ekzistenca sistemike e shpërndarjes së të ardhurave në gjithë segmentet e popullatës, përgjithësisht rezulton në dështim, siç mund të vërtetojnë raste si Venezuela, Libia, Mozambiku apo Republika Demokratike e Kongos. Kjo e fundit konsiderohet vendi më i pasur në botë në pasuri natyrore, teksa GDP per capita është 2.5 dollarë në ditë (ose shtatë herë më pak se Shqipëria).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-780x439.png)
"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti