LAJMI I FUNDIT:

PDK: E pa pranueshme heshtja e presidentes Osmani për dështimin e miratimit të Kodit Civil

PDK: E pa pranueshme heshtja e presidentes Osmani për dështimin e miratimit të Kodit Civil

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është e papranueshme heshtja e Presidentes Vjosa Osmani për dështimin e shumicës parlamentare për votimin e Kodit Civil, i cili sipas saj, përveç tjerash, parasheh edhe rregullimin e të drejtës së grave në trashëgimi.

Deliu-Kodra ka shkruar në faqen e saj në Facebook se është shqetësuese mungesa e guximit minimal nga presidentja Osmani për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit, gardiane e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, e mbi të gjitha si një grua – në rastin konkret të dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili afekton të drejtën e trashëgimisë për gratë.

Postimi i plotë:


Qeveria e arrogancës së numrave dështoi të sigurojë votat në radhët e veta për të miratuar Kodin Civil, i cili përveç tjerash, parasheh edhe rregullimin e të drejtës së grave në trashëgimi. Ne si parti e kem arsyetuar qëndrimin tonë në Kuvend, përderisa pozita me shumicën parlamentare mbivoton çdo iniciativë tonën ligjore e amandamentuese duke demostruar arrogancë në vend të veprimeve të arsyeshme në të mirën e përgjithshme.

E papranueshme mbetet heshtja e Presidentes, mungesa e guximit minimal për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit, gardiane e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, e mbi të gjitha si një grua – në rastin konkret të dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili afekton të drejtën e trashëgimisë për gratë.

Presidentja po e ri dëshmon për të satën herë radhazi se i mungon aftësia për të udhëhequr, së pari nga parimet humane e mandej politike. Pozita që mban nuk e toleron kalkulimin personal mbi interesin e përgjithshëm. Përndryshe, kjo cilësohet abuzim me pozitën dhe ushtrimin e detyrës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori