LAJMI I FUNDIT:

Britney Spears largohet sërish nga Instagrami

Britney Spears largohet sërish nga Instagrami
Foto: Getty Images

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Britney Spears, duket se ka fshirë një nga llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Në një vështrim të bërë ditën e sotme (e mërkurë), shihet se ylli muzikës pop është larguar nga Instagrami, pa ndonjë paralajmërim për ndjekësit.

Në muajt e fundit, 40-vjeçarja ka përdorur tejet shumë këtë platformë për të rrëfyer detaje mbi kujdestarinë, familjen dhe raportet që mban aktualisht me prindërit dhe motrën.


Britney Spears (Foto: Instagram)

Ndërkohë, biondja në shtator njoftoi se do të bënte një pauzë nga rrjetet sociale për të shijuar fejesën me partnerin e saj, Sam Asghari.

Të gjitha lajmet nga Britney Spears
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Përveçse u fejua dhe u lirua nga kujdestaria, ajo ka bërë një marrëveshje për një libër në vlerë 15 milionë dollarë. Në këtë libër do të rrëfejë gjithçka rreth jetës personale dhe përjetimeve gjatë kohës që babai i saj, Jamie, shërbente si kujdestar ligjor.

Britney Spears (Foto: Getty Images)

Spears gjithashtu ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me të motrën, Jamie Lynn, ndërkohë që kjo e fundit bëri akuza të mëdha kundrejt këngëtares.

Krijuesja e hitit “Sometimes” tha se Jamie po bënte para duke përdorur emrin e saj. /Telegrafi/

Britney Spears (Foto: Getty Images)